Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për ish-punonjësin e Tatimeve në Korçë, dosja përfundon në GJKKO

4 Dhjetor 2020, 15:35 Nga DOSJA
SPAK mbyll hetimet për ish-punonjësin e Tatimeve në

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka mbyllur hetimet për ish-drejtorin e Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi.

SPAK bënë të ditur se në përfundim të hetimeve që janë kryer, të pandehurit Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

SPAK njofton se nga hetimet e kryera u provua se të pandehurit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.213 viti 2020, në ngarkim të të pandehurit Thoma Tontonozi ish Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë dhe Stjuart Bardhoshi ish punonjës në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë. Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, të pandehurit Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera u provua se të pandehurit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës. Në datën 04.11.2020 çështja penale në ngarkim të të pandehurve Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet stjuart bardhoshi thoma tontonozi stjuart bardhoshi thoma tontonozi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2020, 13:37

TIRANË– Kiço Londo është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vendin e tij është emëruar r...

Aktualitet 4 Dhjetor 2020, 12:52

DURRËS– Një sherr mes disa marokenësh dhe një siriani është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Përleshja ka qenë me mjete të forta dhe siriani ka mb...