Aktualitet

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Ëngjëll Dakli: Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndë

4 Dhjetor 2020, 13:09 Nga DOSJA
Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish deputetit, ish ministriti dhe ish kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Engjëll Daklit.

Basha shkruan në Facebook se Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale

‘Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli. Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë. Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.

Ish kryebashkiaku i Elbasanit, Ëngjëll Dakli ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 66-vjecare si pasojë e koronavirusit. Dakli ndodhej për kurim në Turqi mirëpo fatkeqësisht nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha nderron jete engjell dakli lulzim basha nderron jete engjell dakli

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2020, 12:52

DURRËS– Një sherr mes disa marokenësh dhe një siriani është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Përleshja ka qenë me mjete të forta dhe siriani ka mb...