Aktualitet

Kapen duke transportuar lëndë drusore, procedohen penalisht 7 persona

4 Dhjetor 2020, 13:07 Nga DOSJA
Kapen duke transportuar lëndë drusore, procedohen penalisht 7 persona

POGRADEC- 6 persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur në flagrancë duke transporuar lëndë drusore pa dokumentacion. Policia ka bërë të ditur se përveç 6 personave të proceduar penalisht është edhe një inxhinjer mjedisi që ka dhënë leje për transport pa vërtetuar kontrollin e lëndës drusore. Të proceduarit penalisht janë XH.Ç 40 vjeç, F.M 52 vjeç, I.Z 42 vjeç M.Sh 29 vjeç, G.SH 26 vjeç A.L 29 vjeç dhe E.B 20 vjeç

Njoftimi i policisë:

Pogradec, Devoll​

Goditen 4 raste të tjera në fushën e krimeve mjedisore. U kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohen penalisht gjashtë shtetas. Procedohet​ edhe një inxhinier pyjesh, i cili dyshohet se shpërdoroi detyrën duke shmangur kontrollin e njërit prej mjeteve. Bllokohen mjetet që kryenin transportin dhe sasia e lëndës drusore. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Korçë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin e goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Devoll goditën katër raste të tjera. Në vijim të veprimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: Xh. Ç., 40 vjeç dhe F. M., 52 vjeç, banues në Pogradec. Shtetasi XH. Ç., është kapur pranë fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar me mjetin kamion tip “Ifë”, 7 m3 lëndë drusore të llojit pishë, pa leje, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi F. M., me detyrë inxhinier pyjesh, dyshohet se ka lëshuar vërtetim për transportin, pa kryer kontrollin e lëndës drusore. M. Sh., 29 vjeç dhe G. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Stropckë, Pogradec, të cilëve gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat, iu gjetën e sekuestruan në total 23 m sterë, dru zjarri, pa dokument shoqërues, sasi e cila dyshohet të jetë prerë pa leje nga këta shtetas. Gjithashtu edhe shtetasit I. Z., 62 vjeç, A. L., 29 vjeç dhe E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, u kapën në këtë fshat, duke transportuar me mjetin tip traktor, trupa pishe, pa lejen përkatëse, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e pogradecit policia e pogradecit

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2020, 12:52

DURRËS– Një sherr mes disa marokenësh dhe një siriani është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Përleshja ka qenë me mjete të forta dhe siriani ka mb...