Politike

Akuzat për përdorimin e mjeteve të FA-së për fushatë zgjedhore, Xhaçka padit PD-në për shpifje, Vokshi dorëzon kallëz

4 Dhjetor 2020, 13:01 Nga DOSJA
Akuzat për përdorimin e mjeteve të FA-së për

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka paditur në Gjykatë Partinë Demokratike, pas akuzave të kësaj të fundit për përdorimin e mjeteve të Forcave Ajrore në fushatë. Lajmin e ka bërë me dija zyra e shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i konsideron shpifje akuzat e selisë blu dhe të përfaqësuesve të saj.

Nga ana tjetër dhe ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha ditën e sotme se ka gati kallëzimin penal për minstren Xhaçka, ku jepen me detaje edhe udhëtimet që ka bërë ministrja e Mbrojtjes. Vokshi dhe Stazimiri dorëzuan sot në SPAK kallëzimin penal kundër Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe autoriteteve ushtarake që sipas tyre kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike akuzon prej kohësh ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se ka shpërdoruar detyrën duke e përdorur helikopterin e forcave Ajrore për të shkuar në takimet me strukturat e PS-së në Dibër. Pretendimet e PD-së u hodhën poshtë nga Ministria. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë, udhëtimet e ministres janë bërë vetëm në bazat ushtarake në vend, një prej të cilave është në Dibër.

Por akuzat dhe kundërakuzat nuk u ndalën këtu. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi në datën 22 Nëntor, publikoi një video ku duket helikopteri i Forcave Ajrore, gati për fluturim në një zonë, ku duken dy godina të rrënuara.

Kamera filmon helikopterin që është gati të ngrihet në fluturim. Më pas afrohet një makinë nga ku zbret Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga stafi i saj. Ministrja hipën në helikopter për të nisur udhëtimin, që sipas Gjunkshit ka si qëllim transportin nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas të Olta Xhaçkës për aktivitetet elektorale. Pas akuzave të vazhdueshme, Xhaçka mori hapin për ta çuar çështjen në gjykatë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka me helikopter olta xhaka olta xhacka me helikopter olta xhaka

Sondazh

Poll