Politike

Memexhiu më i madh në qarkullim, Edi Rama, njeriu që do të ndalojë montazhet! Si i përdori për kundërshtarët politikë

3 Dhjetor 2020, 16:08 Nga DOSJA
Memexhiu më i madh në qarkullim, Edi Rama, njeriu që do të

TIRANË– S’ka më meme! Ndryshimet e reja që priten të miratohen në Kodin Penal do të penalizojnë me gjoba të majme dhe me burg të gjithë ata që i prodhojnë por dhe ata që i shpërndajnë. Megjithatë diçka nuk është e sqaruar…po kryeministri Edi Rama do të dënohet? Prej kohësh, tanimë Rama e ka përqëndruar fushatën e tij në meme për kundërshtarin politik, kryedemokratin Lulzim Basha.

Në Instagramin e tij ka pafund video të Bashës, teksa bën gabime në fjalimet e tij (e famshmja 7×7), apo inskenimin e famshëm të fushatës së vitit 2015, kur zyra e propagandës në Partisë Socialiste realizoi klipin e famshëm ku shfaqej Lulzim Basha duke fjetur në kolltukun e bashkisë, apo edhe në avion dhe montazhe pa fund.

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Ndër të preferuarit e Ramës, është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe presidenti Ilir Meta. Vjet të 4 personazhet ishin montuar në një video, të gjithë të veshur si elfa dhe në sfond kumbonte një këngë krishtlindjesh. 

Po këto meme të shpërndara nga Rama a janë shkelje për ndryshimet e propozuara nga ministrja e tij, Etilda Gjonaj? A do të dënohet edhe kreu i qeverisë si të gjithë të tjetër për shpërndarje të materialeve “të rrezikshme” që mund të të shkaktojnë asgjë tjetër veçse të qeshurave? Ç’do ndodhë me të preferuarit e kryeministrit, faqen e njohur “Brryli Broadway” që i shpërndan herë pas herë në profilet e tij? Mesa duket shpejt do të fillojë një mënyrë e re kontrabande, ajo e memeve, si traktet dikur….

“Shihi, qesh, dhe mos ia dorëzo armikut. Bëhuni gati!”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalohen memet me ligj edi rama ndalohen memet me ligj

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2020, 15:10

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu përgjigj nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili tha pak më herët në një lidhje me “Skype” për Ne...