Aktualitet

U kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohen dy shtetas

3 Dhjetor 2020, 12:00 Nga DOSJA
U kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin

TIRANË– Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke transportuar lëndë drurësore pa dokumentacionin përkatës.

Dy automjetet e drejtuara nga shtetasit K.D 62 vjec dhe I.B 35 vjec kishin të ngarkuara 7m3 lëndë drurësore. Në përfundim të veprimeve u bë shoqërimi dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për dy personat.

Njoftimi i policise:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Sekuestrohet lënda drusore. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar një tjetër rast në fshatin Shupal të Njësisë Administrative Zall Bastar, ku kanë konstatuar 2 automjete të ngarkuar me 7m3 lëndë drusore, për të cilën nuk disponohej dokumentacioni përkatës. Në përfundim të veprimeve u bë shoqërimi dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. D., 62 vjeç dhe I. B., 35 vjeç, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet procedohen dy shtetas transportonin lende druresore procedohen dy shtetas transportonin lende druresore

Sondazh

Poll