Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit, avokati i tij rezulton me Covid

3 Dhjetor 2020, 11:12 Nga DOSJA
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit, avokati i tij rezulton me Covid

TIRANË-Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë.

Këtë rradhë arsyeja e shtyerjes së gjyqit ishte avokati i Shullazit i cili rezulton pozitiv me koronavirus. Kjo është e disata herë që shtyhet gjyqi ndaj Shullazit për shkak të mungesës së trupës gjykuese.

Akuza dhe gjyqi ndaj Shullazit

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi emiljano shullazi

Sondazh

Poll