Aktualitet

Ndodhej në Turqi për kurim prej dy javësh, deputeti Andi Përmeti fiton betejën me COVID

3 Dhjetor 2020, 11:32 Nga DOSJA
Ndodhej në Turqi për kurim prej dy javësh, deputeti Andi

TIRANË– Deputeti Andi Përmeti ka fituar betejën me virusin Covid. Ai ndodhej në Turqi për një kurim më të specializuar pasi ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë Taulant Balla në seancën e sotme të Kuvendit. Ai u shpreh se Përmeti e ka fituar betejën me Covid-in.

“Kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi betejën e COVID-19.”, tha ai.

Kujtojmë se prej një periudhe të gjatë Përmeti vijoi kurimin për COVID në vendin tonë, ndërsa pas përkeqësimit serioz të situatës, ai u dërgua për kurim në Turqi. Fatmirësisht deputeti i ri fitoi betejën ndaj virusit vdekjeprurës.

(A.B)/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi përmeti andi permeti kurohet nga covid andi përmeti andi permeti kurohet nga covid

Sondazh

Poll