Aktualitet

FOTO-EMRI/ Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ky është 37-vjeçari nga Elbasani që nuk e fitoi dot betejën me COVID19

3 Dhjetor 2020, 10:32 Nga DOSJA

TIRANË- 37 vjeç dhe pa asnjë sëmundje shoqëruese. Ky është rasti i trishtë i Elton Gegollit, i riu nga Elbasani i cili humbi jetën këtë të enjte, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas infektimit me COVID19 dhe përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

I riu kishte marrë trajtim mjekësor nga mjekët e Elbasanit pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID19, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua në spital. Por pas 10 ditësh shtrim, ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Ditën e sotme dy qytetarë nga Elbasani kanë ndërruar jetën për shkak të komplikacioneve me COVID19.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton gegolli viktimat e covid19 elton gegolli viktimat e covid19

Sondazh

Poll