Shtyhet afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar në Kapshticë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjet
3 Dhjetor 2020, 09:12Nga DOSJA
KORCË– Pala greke në Kakavijë ke vendosur që të shtyjë afatin e bllokimit të pikës kufitare në Kapshticë deri me datën 14 dhjetor. Kështu, pala greke nuk do të lejojë që as qytetarët dhe as mjetet të mos lëvizin si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.
Policia i bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin nga ajo pikë kalimi dhe të orientohen drejt Kakavijës aty ku lëvizja vazhdon normalisht.
NJOFTIMI:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020. Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë. Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT- Prefektja e qarkut të Beratit dhe 7 persona të tjerë janë regjistruar pozitiv me Covid ditën e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Prefektja Val...
TIRANË– Themelues i Health Revolution, Hetem Ramadani ka deklaruar se ka qendruar shtatë ditë pa ngrënë ushqim, vetëm me ujë.Ai ka treguar se ishte në Duba...
TIRANË– Pasi bëri publike ditën e djeshme hapjen e biznesit më të ri të syzeve optike, hoxha i njohur Elvis Naçi ka reaguar pas komenteve të shumta ...
Aktualitet 3 Dhjetor 2020, 08:27
TIRANË– Mariglen Gruda, një nga të arrestuarit e sotëm që po transportonte bomba me telekomandë, është një person i njohur për Policinë e Shtetit. Dosja.al...
LEZHË– Dosja.al ka zbardhur emrat e dy personave që u kapën me dy bomba me telekomandë. Mësohet se të arrestuarit janë Mariglen Gruda, 30 vjeç dhe E...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al ka lajm kryesor videon 3D të ekzekutimit të shqiptarit I...
KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar një shtetas i cili është kapur në flagrancë me 38 kg lëndë narkotike.Shtetasi i cili është banues në Tiranë u ka...
Sipas MeteoAlb vranësira të dendura dhe reshje të izoluara dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites.Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje ...