Aktualitet

8 persona të infektuar me Covid ditën e sotme në Berat, mes tyre dhe Prefektja e qarkut 

3 Dhjetor 2020, 09:06 Nga DOSJA
8 persona të infektuar me Covid ditën e sotme në Berat, mes tyre

BERAT- Prefektja e qarkut të Beratit dhe 7 persona të tjerë janë regjistruar pozitiv me Covid ditën e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Prefektja Valbona Zylyftari kishte disa ditë me simptoma të virusit dhe bëri tamponin në një qendër private. Ajo është karantinuar në shtëpinë e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Të infektuarit e tjerë janë një sanitare në Maternitetin e Beratit, një punonjëse në Zyrën Vendore Arsimore të qytetit, një mësues në shkollën “Ajet Xhindole”, një nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, dy kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Liria” dhe një polic bashkiak.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në të gjithë vendin janë shënuar 39,719 persona pozitiv me Covid-19, ndërsa 839 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te infektuarit me covid ne berat valbona zylyftari te infektuarit me covid ne berat valbona zylyftari

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2020, 08:27

TIRANË– Mariglen Gruda, një nga të arrestuarit e sotëm që po transportonte bomba me telekomandë, është një person i njohur për Policinë e Shtetit. Dosja.al...