Sport

Historike! Tirana me “petk” europian, finalja e “Conference League” në “Air Albania”

2 Dhjetor 2020, 19:42 Nga DOSJA
Historike! Tirana me “petk” europian, finalja e “Conference

TIRANE – Stadiumi ynë kombëtar ishte kandidat për zhvillimin e Superkupës së Europës, së bashku me Belfastin dhe Helsinkin, por në fund u arrit një konsensus.

Si rrjedhojë, “Air Albania Stadium” përfitoi finalen e këtij kompeticioni, i cili shumë shpejt do të shndërrohet në aktivitetin kryesor europian edhe për klubet shqiptare.

Të enjten, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të zyrtarizojë Tiranën, si vendin pritës të finales së madhe, një arritje kjo edhe në sajë të lobimit të presidentit të FSHF-s Armand Duka, i cili prej mëse dy vitesh është pjesë e organit vendimmarrës të UEFA-s.

Zhvillimi i një finale të tillë sigurisht që përkthehet në shumë përftime për vendin jo vetëm në aspektin sportiv, raporton “Top Channel”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania air albania stadium komiteti ekzekutiv i uefa-s air albania air albania stadium komiteti ekzekutiv i uefa-s

Sondazh

Poll