Sport

Mjaftojnë dy humbje dhe Karlos Queiroz largohet nga Kolumbia

2 Dhjetor 2020, 17:47 Nga DOSJA
Mjaftojnë dy humbje dhe Karlos Queiroz largohet nga Kolumbia

KOLUMBI – Trajneri portugez Karlos Queiroz largohet nga stoli i kombëtares kolumbiane. Kanë mjaftuar dy humbjet radhazi, ndaj Uruguajit me rezultin 0-3 në shtëpi dhe 6-1 ndaj Ekuadorit në transfertë, për t’i dhënë fund bashkëpunimit, midis teknikut shumë të gjezdisur portugez dhe drejtuesve të Federatës Kolumbiane të Futbollit.

Palët kanë vendosur të zgjidhin me konsensus kontratën e marrëveshjes, ndërkohë që vetë Federata Kolumbiane ka falenderuar trajnerin për punën e bërë gjatë këtyre dy viteve, duke e konsideruar si nder që bashkëpunuar dhe punuar me një emër të madh si ai.

67-vjeçari Karlos Queiroz, i lindur në koloninë portugeze të Mozambikut, në karrierën e tij ka drejtuar edhe Realin e Madridit, ka qenë ndihmësi i Fergusonit në stolin e Mançester Junajtid, përpos se ka drejtuar dy herë kombëtaren e Portugalisë, Emirateve Arabe, Afrikës së Jugut, Iranit dhe së fundmi atë të Kolumbisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport humbja ndaj ekuadorit humbja ndaj uruguajit karlos quieroz mancester junajtid ndihmesi i fergusonit trajneri i kolumbise trajneri i real madridit humbja ndaj ekuadorit humbja ndaj uruguajit karlos quieroz mancester junajtid ndihmesi i fergusonit trajneri i kolumbise trajneri i real madridit

Sondazh

Poll