Sport

Milani në festë, Stefano Pioli që nesër në pankinë!

2 Dhjetor 2020, 11:00 Nga DOSJA
Milani në festë, Stefano Pioli që nesër në

ITALI – Trajneri Stefano Pioli ka kaluar plotësisht koronavirusin së bashku me asistentin e tij Xhakomo Mureli. Madje, ai do të jetë në “San Siro” që nesër në krye të “djajve” në përballjen e javës së 5-të, ndaj skocezëve Sëlltikut për Europa League. Lajmi është dhënë nga vetë klubi kuqezi në faqen zyrtare.

55-vjeçari qëndroi prej ditësh në izolim teksa u infektua me Covid-19. Megjithatë, skuadra kuqezi vazhdoi me serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa kryeson Serinë A me 23 pikë, 5 më shumë se Interi i vendit të dytë. Gjatë mungesës së tij, skuadrën e Milanit e drejtoi Daniele Bonera, pjesë e stafit drejtues të kuqzinjve.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 daniele bonera djajte europa league koronavirusi kuqezinjtë milani stefano pioli xhakomo mureli covid-19 daniele bonera djajte europa league koronavirusi kuqezinjtë milani stefano pioli xhakomo mureli

Sondazh

Poll