Sport

“Nuk mund ta pranoj që ka vdekur, dua të shkoj në Argjentinë”, djali i Maradonës ende nuk e ka kaluar tronditjen

2 Dhjetor 2020, 19:04 Nga DOSJA
“Nuk mund ta pranoj që ka vdekur, dua të shkoj në

NAPOLI-“Nuk mund ta pranoj. Kishte ende shumë vite për tu zbavitur me familjen. Është diçka që nuk e di nëse do ta pranoj ndonjëherë. Humbja e tij kaq i ri …”. Kështu e nis rrëfimin e tij Diego Armando Maradona Jr, djali i Pibe de Oro dhe Cristiana Sinagra, gjatë një interviste për Marca ku tregon hapur se nuk po gjen paqe për ndarjen nga jeta të të atit në moshën 60 vjecare..

Duke qënë se vjen nga pozitiviteti me koronavirus, Diego Jr nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në varrimin e babait të tij në Buenos Aires. “Unë jam në duart e mjekëve. Sa më shpejt që të mundem, dua të marr një aeroplan, të shkoj në Argjentinë dhe të jem në gjendje ta përshëndes, ta përqafoj, edhe pse nuk do të jetë si kam dashur gjithnjë.

Pavarësisht nëse do të jetë nesër, një ose dy javë, nuk ndryshon shumë sepse babai im, për fat të keq, është zhdukur, “shtoi ai. “Kjo pandemi i ka goditur të gjithë, edhe atë. E ndjeva të trishtuar kohët e fundit, por nuk e kisha menduar kurrë më të keqen. E dinim të gjithë si ishte, por jemi munduar gjithnjë ti japim zemër”, përfundoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentine maradona argjentine maradona

Sondazh

Poll