Aktualitet

Mister ‘shkaku’ i plagosjes së Hilë Gjinit në Lezhë, autori: Më helmoi delet. 43-vjeçari konfuz: S’kam pasur konflik

2 Dhjetor 2020, 16:50 Nga DOSJA
Mister ‘shkaku’ i plagosjes së Hilë Gjinit në

LEZHË– Dëshmi kontradiktore lidhur me plagosjen e ndodhur në Lezhë dy ditë më parë. Autori i plagosjes së fqinjit të tij, 69-vjeçari Gjergj Gjini pretendoi se Hilë Gjinin, kishte tentuar të vriste për shkak të konflikteve që prej vitesh kishin pasur.

Në dëshminë e tij në Komisariatin e Policisë, ai u shpreh se i plagosuri i kishte helmuar delet 15 vite më parë, ndërsa së fundmi kishin pasur probleme pronësie. Sipas informacioneve, 69-vjeçari ka qënë disa herë tek shtëpia e fqinjit për t’u konflikuar dhe disa herë ka pasur edhe armën e zjarrit me vete. 

Ndërkohë që autori i ngjarjes vijon të qëndrojë në dhomat e paraburgimit, i plagosuri, i cili ndodhet në spitalin e Lezhës pretendon se nuk ka  mohuar të ketë pasur konflikte me autorin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e djeshëm. Gjini bashkë me të shoqen po dërgonte fëmijët në shkollë, kur fqinji i tij pas mosmarrëveshjeve që kishin për cëcshtje pronësie i preu rrugën dhe e qëlloi me dy plumba duke e lënë të plagosur. Autori u vu në pranga pas dy orësh ndjekje nga policia, ndërsa i plagosuri, aktualisht ndodhet në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hile gjini plagoset hile gjini plagosje ne lezhe hile gjini plagoset hile gjini plagosje ne lezhe

Sondazh

Poll