Aktualitet

Plagosi me 2 plumba në këmbë fqinjin në Lezhë, zbardhet DËSHMIA e autorit: Kishim konflikt që në 2004, më helmoi delet!

Autori i plagosjes është shprehur para Policisë se konflikti me 43-vjeçarin ka nisur që në vitin 2004, pasi sipas tij ai i kishte helmuar delet.
Featured image of article: Plagosi me 2 plumba në këmbë fqinjin në Lezhë, zbardhet DËSHMIA e autorit: Kishim konflikt që në 2004, më helmoi delet!

TIRANËËshtë zbarudhur dëshmia e 69-vjeçarit Gjergj Gjini, i cili plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hilë Gjinin, teksa ky i fundit po çonte në shkollë dy fëmijët e tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i plagosjes është shprehur para Policisë se konflikti me 43-vjeçarin ka nisur që në vitin 2004, pasi sipas tij ai i kishte helmuar delet.

“Kishim konflik që në 2004 pasi ai më helmoi delet,”- ka thënë autori mes të tjerash. Por nuk ka mbaruar këtu! 

Ai ka shtuar se me Gjinin ka pasur edhe konflikte edhe për çështje pronësie, për të cilat kishin debatuar disa ditë më parë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: E RËNDË në Lezhë/ Fqinji plagos 43-vjeçarin me pushkë pas sherreve për pronat, i terrorizon gruan dhe fëmijët që po çonte në shkollë, arrestohet pas dy orësh ndjekje nga policia

(k.m/dosja.al)

Shto Koment