Aktualitet

OFL në Kurbin dhe Fier, kërkon llogari për pasurinë e 2 shtetasve, një i dënuar në Kosovë

2 Dhjetor 2020, 12:29 Nga DOSJA
OFL në Kurbin dhe Fier, kërkon llogari për pasurinë e 2

TIRANË– OFL kërkon nga dy shtetas në Kurbin dhe Fier që të deklarojnë pasuritë e tyre.

Bëhet fjalë për shtetasit Shpendi Lilaj, Bashkim Hasani të dënuar përkatësisht për “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Sh. L., banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; B. H., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim hasani ofl shpendi lilaj bashkim hasani ofl shpendi lilaj

Sondazh

Poll