Aktualitet

GRABITJE në Sarandë! Hajdutët e maskuar thyejnë dyqanin, marrin dhjetëra ora dhe sende me vlerë, kamerat filmuan gjithçka

2 Dhjetor 2020, 13:25 Nga DOSJA
GRABITJE në Sarandë! Hajdutët e maskuar thyejnë dyqanin,

SARANDË– Dhjetëra ora dhe sende me vlerë janë grabitur në një biznes në qytetin e Sarandës. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar.

Grabitësit, person ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e vitrinës së dyqanit në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës dhe kanë marrë dhjetëra ora e sende të tjera me vlerë.

Autorët kanë qenë të maskuar, por atyre u ka shpëtuar një detaj. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë që kanë qenë funskionale dhe në momentin e grabitjes. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Pritet të merren edhe pamjet filmike të dyqaneve rrotull atij që u grabit, për të pikasur lëvizjet e grabitësve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne sarande sarande grabitje ne sarande sarande

Sondazh

Poll