Politike

Topalli, Hajdari dhe Murrizi me parti/ Salianji: Më e ndershme sesa të bësh sikur digjesh për PD-në

2 Dhjetor 2020, 15:53 Nga DOSJA
Topalli, Hajdari dhe Murrizi me parti/ Salianji: Më e ndershme sesa të

TIRANË– Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk e ka kursyer ironinë duke folur lidhur me partitë e reja të krijuara nga të larguarit e PD-së.

Në një intervistë për Report Tv, Salianji është shprehur se është më e ndershme që të jesh në një parti dhe të tregosh qëllimet e qarta sesa të shtiresh. Megjithatë ish-deputeti shtoi partitë e reja të krijuara nuk do të dëmtojnë opozitën por mazhorancën, që sipas tij ka financuar.

Është më e ndershme të jesh në një parti dhe të tregosh qartë qëllimet e tua se sa të bësh sikur digjesh dhe të dhëmb PD, ndërkohë që bën duvanë e dikujt tjetër. Nuk dëmtohet opozita, një pjesë prej të cilave do të marrin votat që ia kanë dhënë Ramës, kështu që dëmtohet mazhoraca, e cila ka financuar këto parti me qëllim që të na dëmtonte ne. Qytetarët e kanë parë, se kush qëndron përtej drejtuesve, që kanë shkelur personalitetin e vet për të qenë patericë e Ramës, këtë nuk e kam për të gjithë. Do e dëmtojnë rëndë mazhorancën,“- tha Salianji.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin salianji parite e reja ervin salianji parite e reja

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2020, 13:14

KUKËS– Misin Braha dhe Baudin Murati janë dy personat që propozuar heqjen e titullit ‘Qytëetar Nderi”, të Veton Surroit. Por kush janë këta dy person...