Politike

U skualifikua nga gara për në Kushtetuese/ Shaqir Hasani padit Këshillin Emërimeve në Drejtësi 

2 Dhjetor 2020, 15:14 Nga DOSJA
U skualifikua nga gara për në Kushtetuese/ Shaqir Hasani padit

TIRANË– Gjyqtari, Shaqir Hasani ka paditur KED-në, duke kundërshtuar në këtë mënyrë vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi  për skualifikimin e tij nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.

Hasani pasi ishte skualifikuar nga KED në garën për një vend në Kushtetutë, e apeloi vendimin në Gjykatën Administrative. Gjykata la  në fuqi vendimin e KED-së duke e bërë të pamundur rikthimin e gjyqtarit në garë.

Para disa ditësh Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën e plotë me kandidatët që i plotësojnë kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Po ashtu në listë janë të përfshirë edhe kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret. Të dyja listat i janë dërguar presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Mes kandidatëve është edhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shaqir hasani shaqir hasani

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2020, 13:14

KUKËS– Misin Braha dhe Baudin Murati janë dy personat që propozuar heqjen e titullit ‘Qytëetar Nderi”, të Veton Surroit. Por kush janë këta dy person...