Aktualitet

Fshehje e numrit të viktimave? Kalo: Tymnajë mbi punën e mjekëve, vdekjet në shtëpi i saktëson Gjendja Civile, ato në sp

2 Dhjetor 2020, 11:47 Nga DOSJA
Fshehje e numrit të viktimave? Kalo: Tymnajë mbi punën e

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo i ka konsideruar si tymnajë mbi punën e mjekëve akuzat e Partisë Demokratike për fshehjen e numrit të viktimave të shkaktuara nga Covid-19.

Sipas Kalos, vdekjet në shtëpi i saktëson Gjendja Civile, ndërsa për ato në spitale, u shpreh i bundir se nuk mund të ketë asnjë lloj falsifikimi. 


“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi i saktëson zyra e Gjendjes Civile. Po ju flas në lidhje me shërbimin në Covid 1. Kur plotësohet skeda e vdekjes plotësohen edhe arsyet. Në këto raste nuk mund të krijohet asnjë lloj falsifikimi dhe ndryshimi, problem është shkaku parësor dhe shkaku dytësor. Kur ka vdekje janë ndërlikimet që vijnë dhe shkaktojnë vdekjen përfshi këtu edhe Covid. Të marrim sëmundjet malinje të gjakut, kanë ndërruar jetë pacientë të tillë, por Covid ka qënë dytësor, të sëmurët me suficensë renale. Nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e shkakut të vdekjes. Këto janë problematika që krijojnë një tymnajë e hedhin tym mbi punën e mjekëve dhe që nuk duhet ta lejojmë,”- tha Kalo.

LAJM I MADH:Nuk skadon ora policore! Komiteti i Ekspertëve zgjat masat për një afat të pacaktuar: Çerdhet dhe kopshtet nuk janë burim iknfektimi, festat e fundvitit organizojini në shtëpi, në dhjetor kemi testet e shpejta, asnjë manipulim për numrin e viktimave

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi tritan kalo mbyllja e dyte ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll