Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim: Vijon kufizimi i lëvizjes gjatë natës, pa afat, siç ka funksionuar deri tan

2 Dhjetor 2020, 11:10 Nga DOSJA
Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim: Vijon kufizimi i

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar sot se në Shqipëri do të vijojnë të jenë funksionale kufizimet e marra deri më sot. Në një deklaratë zyrtare përpara mediave, Eugena Tomini, pjesë e Komitetit Teknik i Ekspertëve lajmëroi se sërish, siç ka funskionuar deri më sot, nga ora 22:00 e deri në orën 06:00 nuk do të lëvizë askush pa leje të posaçme. 

Gjithashtu ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, ceremonitë festive, mbledhjet e partive politike, ceremonitë mortore dhe konferencat. Tomini shtoi më tej se java e fundit, si pasojë e masave të marra ka treguar dhe uljen e numrit të të infektuarve. 

“Përshëndetje të gjithëve, vendi po përballet me një valë të lartë. Vetëm javën e fundit është vënë re një tendencë në ulje të ratseve pozitive përsa u përket infektimeve me Covidp19. Qarku që mban peshën më të madhe është Tirana, Gjirokastra dhe Lezha. Duhet të theksojmë dhe një element të rëndësishëm se java e fundit ka treguar një ndikim tek ulja e shifrave. Kemi marrë vendimin të vijojnë të njëjtat masa, ndalimi i ceremonive festive, mbledhjeve të partive. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00,”- tha Tomini ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Dhjetor 2020, 10:30

LEZHË– Aleksandër Doda, biznesmeni që iu bë atentat një ditë më parë në Lezhë, ia ka dalë mbanë që të lajmërojë familjen e tij edhe pse kishte marrë plumb ...