Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet: S’ka ende mbyllje të fundjavës. Brenda muajit vijnë testet e shpejta, për festat e fundvitit do të kemi udhëzime shtesë! (MASAT)

Nuk skadon ora policore! Shqipëria izolohet gjatë fashës orare 22:00-06:00. qëndron në fuqi mos lejimi i grumbullimit të më shumë se dhjetë personave, mbyllja e restoranteve dhe bareve gjatë fashës orare kur nuk lejohet lëvizja, ndalimi i festive, ceremonisve mortore dhe dasmave, konferencave dhe tubimeve të partive politike. Testet e shpejta vijnë në dhjetor.
Featured image of article: Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet: S’ka ende mbyllje të fundjavës. Brenda muajit vijnë testet e shpejta, për festat e fundvitit do të kemi udhëzime shtesë! (MASAT) Komiteti Teknik i ekspertëve dhe foto ilustruese

TIRANË– Ora policore nuk skadon! Një një konferencë me gazetarët, Komiteti Teknik i Ekspertëve lajmëroi se masat që janë ndërmarrë para tre javësh do të vijojnë të jenë funksionale në vijim, me një afat të pacaktuar.

Nga sot, nisur nga tendenca e numrit të të infektuarve, Mira Rakacolli dhe Eugena Tomini deklaruar se gjatë fashës orare 22:00-06:00 nuk lejohet lëvizja. Po ashtu qëndron në fuqi mos lejimi i grumbullimit të më shumë se dhjetë personave, mbyllja e restoranteve dhe bareve gjatë fashës orare kur nuk lejohet lëvizja, ndalimi i festive, ceremonisve mortore dhe dasmave, konferencave dhe tubimeve të partive politike.

Përsa i përket kopshteve dhe çerdheve, Tomini deklaroi se do të vahzdojnë të qëndrojnë hapur pasi nuk janë vatra infeksioni. Fundjavat, për momentin sipas Rakacollit nuk do të mbyllen. Zv/ministrja tha gjithashtu se testet e shpejta do të vijnë në muajin dhjetor në Shqioëri, ndërsa shpërndarja do të shihet si do të menaxhohet, në varësi të situatës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur për akuzat e Partisë Demokratike, Tritan Kalo tha se nuk ka shanse që të manipulohet kartela e një pacienti që vdes nga Covid-19. Për vdekjet në banesa, ai shtoi se përgjigjet Gjendja Civile.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 39014 persona të infektuara nga pandemia, ndërkohë që 822 prej tyre kanë ndërruar jetë. Rekord infektimesh dhe të vdekurish mban Tirana me disa vatra të nxehta. 

(f.m/dosja.al)

  • 12:47

    Fshehje e numrit të viktimave? Kalo: Tymnajë mbi punën e mjekëve, vdekjet në shtëpi i saktëson Gjendja Civile, ato në spitale s’ka shanse të falsifikohen


    Mjeku Tritan Kalo i ka konsideruar si tymnajë mbi punën e mjekëve akuzat e Partisë Demokratike për fshehjen e numrit të viktimave të shkaktuara nga Covid-19. Sipas Kalos, vdekjet në shtëpi i saktëson Gjendja Civile, ndërsa për ato në spitale, u shpreh i bindur se nuk mund të ketë asnjë lloj falsifikimi.  “Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi i saktëson zyra e Gjendjes Civile. Po ju flas në lidhje me shërbimin në Covid 1. Kur plotësohet skeda e vdekjes plotësohen edhe arsyet. Në këto raste nuk mund të krijohet asnjë lloj falsifikimi dhe ndryshimi, problem është shkaku parësor dhe shkaku dytësor. Kur ka vdekje janë ndërlikimet që vijnë dhe shkaktojnë vdekjen përfshi këtu edhe Covid. Të marrim sëmundjet malinje të gjakut, kanë ndërruar jetë pacientë të tillë, por Covid ka qënë dytësor, të sëmurët me suficensë renale. Nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e shkakut të vdekjes. Këto janë problematika që krijojnë një tymnajë e hedhin tym mbi punën e mjekëve dhe që nuk duhet ta lejojmë,”- tha Kalo.

  • 12:42

    Tomini: Çerdhet dhe kopshtet nuk janë vatra infektimi! Krishtlindjet dhe Vitin e ri festojini në shtëpi


    Eugena Tomini ka deklaruar se çerdhet dhe kopshtet nuk janë konsideruar si vatër infektimesh. Në deklaratën e mbajtur në Komisionin Teknik të Ekspertëve, Tomini tha se festat këtë vit, mirë është që të festohen në shtëpi. “Sa i përket çerdheve dhe kopshteve, nuk kemi evidentuar trend në rritje, në moshën 0 deri në 4 vjec incidenca është shumë e ulët. Nuk kemi evidentuar shpërthime masive në çerdhe apo kopshte. Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e mirë të festojmë në familjen e ngushtë,”- shtoi ajo ndër të tjera.

  • 12:17

    Mira Rakacolli: Testet e shpejta vijnë në Shipëri brenda muajit dhjetor, do shohim për shpërndarjen


    Mira Rakaolli, zv/ministre e shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaroi se testet e shpejta për Covid-19, do të vijnë në muajin dhjetor në Shqipëri. Në deklaratën e mbajtur nga anëtarët e Komitetit Teknik, Rakacolli shtoi më tej se pas ardhjes së tyre, do të shikohet edhe mënyra e shpërndarjes së këtyre testeve. “Testet e shpejta do të vijnë në Shqipëri brenda muajit dhjetor. Më pas do të shohim se si do të vijojë procedura e shpërndarjes,”- tha Rakacolli.

  • 12:14

    Mbyllja në fundjavë? Rakacolli: Nuk është diskutuar, të shohim si do ecë situata


    Mira Rakacolli ka deklaruar se për momentin nuk do të ketë izolim gjatë fundjavave. Në deklaratën për mediat, në lidhje me masat e ndërmarra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Rakacolli shtoi se nuk kanë dhënë asnjë udhëzim të tillë dhe se nuk është diskutuar asgjë për mbylljen e fundjavave. Sipas zv/minitres, gjithçka do të shqyrtohet me ecjen e situatës.  “Nuk e kemi kërkuar në asnjë moment këtë mbyllje. Nuk kemi sugjeruar dhe as diskutuar këtë gjë. Nuk ka as lehtësime, dhe për momentin nuk ka asnjë sugjerim të tillë. Do shohim si do ecë situata,”- tha ajo.

  • 12:10

    Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim: Vijon kufizimi i lëvizjes gjatë natës, pa afat, siç ka funksionuar deri tani


    Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar sot se në Shqipëri do të vijojnë të jenë funksionale kufizimet e marra deri më sot. Në një deklaratë zyrtare përpara mediave, Eugena Tomini, pjesë e Komitetit Teknik i Ekspertëve lajmëroi se sërish, siç ka funskionuar deri më sot, nga ora 22:00 e deri në orën 06:00 nuk do të lëvizë askush pa leje të posaçme. Gjithashtu ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, ceremonitë festive, mbledhjet e partive politike, ceremonitë mortore dhe konferencat. Tomini shtoi më tej se java e fundit, si pasojë e masave të marra ka treguar dhe uljen e numrit të të infektuarve.  “Përshëndetje të gjithëve, vendi po përballet me një valë të lartë. Vetëm javën e fundit është vënë re një tendencë në ulje të ratseve pozitive përsa u përket infektimeve me Covidp19. Qarku që mban peshën më të madhe është Tirana, Gjirokastra dhe Lezha. Duhet të theksojmë dhe një element të rëndësishëm se java e fundit ka treguar një ndikim tek ulja e shifrave. Kemi marrë vendimin të vijojnë të njëjtat masa, ndalimi i ceremonive festive, mbledhjeve të partive. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00,”- tha Tomini ndër të tjera.

Një Koment në “Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet: S’ka ende mbyllje të fundjavës. Brenda muajit vijnë testet e shpejta, për festat e fundvitit do të kemi udhëzime shtesë! (MASAT)

  1. Ka mbi nje muaj, qe ministresha tha qe javen tjeter fillojne testet e shpejta.Mashtrime

Shto Koment