Aktualitet

I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit Bashkiak

2 Dhjetor 2020, 11:21 Nga DOSJA
I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, prefekti i

KUKËS– Veton Surroi është sërish ‘Qytetar Nderi’ për qarkun e Kukësit. Dosja.al ka mësuar se një javë pas vendimit skandaloz që u mor nga Këshilli Bashkiak i Kukësit, Prefekti e ka rrëzuar poshtë.

Zenel Kuçana ka hedhur poshtë vendimin e heqjes së titullit për Surroin.


Vendimi u mor në mbledhjen e 27-nëntorit dhe shkaktoi një valë mediatike. Dosja.al publikoi edhe videon ku kryebashkiaku Safet Gjici këmbëngulte që të hiqej titulli për Veton Surroin. Sipas Gjicit, Surroi po bënte fushatë kundër UÇK-së.

Kryeministri Rama e cilësoi lajthitje kolektive këtë vendim, gjë që bëri që Gjici të tërhiqej e të kërkonte ndjesë. Vetë Surroi tha se ishte vendim politik dhe se ishte lajmëruar nga lajmet për këtë gjë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet veton surroi veton surroit i hiqet titulli qytetar nderi veton surroi veton surroit i hiqet titulli qytetar nderi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Dhjetor 2020, 10:30

LEZHË– Aleksandër Doda, biznesmeni që iu bë atentat një ditë më parë në Lezhë, ia ka dalë mbanë që të lajmërojë familjen e tij edhe pse kishte marrë plumb ...