Sport

Milan me “armë të rënda” në Europa League dhe kampionat, stoli mposht koronavirusin

2 Dhjetor 2020, 10:55 Nga DOSJA
Milan me “armë të rënda” në Europa League dhe

MILANO-Lajm i mirë për Milanin. Trajneri Stefano Pioli dhe ndihmësi i tij Giacomo Murelli rezultuan negativ në tamponin e rradhës. Pioli dhe Murelli do të drejtojnë sot seancën e rradhës stërvitore dhe nesër në mbrëmje do të jenë në stol në ndeshjen e Europa League Milan-Celtic.

Javët e fundit Pioli ishte zëvendësuar në stol nga Daniele Bonera. Trajneri i kuqezinjve dhe ndihmësi i tij rezultuan pozitivë thuajse dy javë më parë, ndërsa gjatë kësaj kohe skuadra është drejtuar nga Daniele Bonera, i cili qëndroi në pankinë për tre ndeshje dhe regjistroi dy fitore në kampionat e një barazim në Europa League ndaj Lille.

Kuqezinjtë kanë njohur një periudhë vërtetë të suksesshme nën drejtimin e Stefano Piolit, pasi nuk humbin një ndeshje kampionati që prej muajit mars të këtij viti dhe këtë sezon kryesojnë renditjen me 5 pikë më tepër se Interi i vendit të dytë

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan pioli milan pioli

Sondazh

Poll

Sport 2 Dhjetor 2020, 10:41

Joakim Lëv shpallet “armik” në Gjermani…

GJERMANI – Trajneri Joakimi Lëv, edhe pse humbi 6-0 ndaj Spanjës për Nations League, u rikonfirmua nga Federata Gjermane e Futbollit, në krye të pankinës së kom...

Sport 2 Dhjetor 2020, 09:34

MILANO-Misioni u realizua. Interi duhej të fitonte dhe suksesi erdhi. Tani kualifikimi do të luhet me Shakhtar Donetsk, edhe nëse fitorja mund të mos jetë e mja...