Sport

FOTO/ U nis me urgjencë drejt Turqisë prej koronavirusit, Kukësi merr lajme të reja për shëndetin e Skënder Gegës

2 Dhjetor 2020, 09:08 Nga DOSJA
FOTO/ U nis me urgjencë drejt Turqisë prej koronavirusit, Kukësi

TURQI– Trajneri i Kukësit Skënder Gega gëzon shëndet të plotë dhe do të rikthehet në Shqipëri. Pasi mposhti koronavirusin, tropojani ka lënë klinikën “BHT” në Turqi pasi analizat e fundit mjekësore treguan përmirësim të ndjeshëm.

Lajmi u dha nga klubi verilindor në faqen zyrtare. 57-vjeçari u kurua prej disa ditësh në Turqi për shkak të komplikemeve që i shkaktoi koronavirusi.

Falë terapive mjekësore dhe kujdesit të vazhdueshëm, ai kaloi pjesën më serioze të koronavirusit. Gega orientoi skuadrën drejt fitores ndaj Vllaznisë 2-4 ditën e diel duke dhënë direktiva për stafin teknik dhe lojtarët.

POSTIMI I KUKËSIT

Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi skënder gega kukesi skënder gega

Sondazh

Poll