“Shishet të jenë 10-vjeçare”/ Harrojini karriget relaksuese që kërkoi Gjonaj! Diplomatët hapin tenderin skandaloz në
25 Nëntor 2020, 20:02Nga DOSJA
TIRANË– Nëse keni menduar se tenderi më i çuditshëm në kohë pandemie ishte ai i ministres Etila Gjonaj që kërkonte karrige relaksuese për stafin, jeni gabuar. Këtë herë, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, me titullar Adhurim Saliu ka ardhur me një kërkesë të posaçme për hportat e festive të fundvitit.
Ndërkohë që vendin lëngon nga pandemia e Covid-19, dhe njerëzit bëjnë thirrje çdo ditë për ndihmë përmes mediave, diplomatët i kanë kriteret e qarta. Objekti i tenderit është “blerje dhurata dhe kartolina urimi me rastin e festave të fundvitit”, ndërkohë që po përgatiten dhjetëra shporta të mëdha të dekoruara.
Diplomatët kanë kërkuar që brenda shportave të kenë kenë brenda tyre 1 shishe uiski cilësore, 1 shishe amaro, verë shqiptare, cilësia e parë, e vjetëruar në dru lisi, me ambalazh qelqi. Të njëjtat karakteiristika dhe vjetërsi duhet të ketë edhe një shishe raki rrushi.
Pjesë nga dokumentet e tenderit:
Në shportë është kërkuar të jenë edhe 4 pako çokollata cilësore 1000 gr, 4 pako fruta të thata cilësore 500 gr, 2 pako karamele cilësore 500 gr. Vera preferohet të jetë viti i prodhimit 2010 dhe pijet tradicionale si rakia e vera duhet të jenë shqiptare.
Siç duket diplomatët e kanë ‘në spango’ për fundvit dhe nuk kanë ndërmend të ndalin festat e tyre edhe pse çdo ditë në Shqipëri, vdesin njerëz nga Covid-19.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- 822 viktima, 18 mijë e 808 të infektuar aktivë dhe 19 mijë e 384 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit....
“Ma përplasi kokën pas muri, më godiste pa pushim pasi u nxeh që kërkova të qëndronim në hotel dhe jo në shtëpi”. Ky është rrëfimi i 31-vjeçares Gabriela...
Një klient, i cili hyri në një lokal në Tiranë dhe më pas porositi një teke konjak, më pas u kthye në shkaktarin e një sherri që u mbyll me armë të ftohta. Ngja...
LEZHË- Gjykatën e Lezhës ka pezulluar punën për shkak të situatës me koronavirusin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ky vendim është marrë pasi kryesek...
GREQI– Indrit Lleshi, është 20- vjeçari shqiptar i arrestuar ditën e sotme nga policia greke, pasi akuzohet se ka vrarë dhe djegur kufomën e ish-punëdhë...
SHQIPËRI- “Ma përplasi kokën pas muri, më godiste pa pushim pasi u nxeh që kërkova të qëndronim në hotel dhe jo në shtëpi”.Ky është rrëfimi i 31-vjeç...
SELANIK-Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen shqiptare e cila jeton në Selanik ditën e sotme. Mediat greke bëjnë të ditur se një 16 vjeçar është d...
TIRANË– Policia e Tiranës ka gjobitur ditën e sotme 1552 qytetarë të cilët lëviznin pa maskë në rrugë.Gjithashtu janë ndëshkuar 16 qytetarë të cilët ...