Aktualitet

Atentat me armë zjarri biznesmenit nga Lezhë! Plagoset me plumb në gjoks, por shkon vetë në spital! Autorët djegin makinë

1 Dhjetor 2020, 16:24 Nga DOSJA
Atentat me armë zjarri biznesmenit nga Lezhë! Plagoset me plumb

LEZHË- Dështon atentati ndaj 42-vjeçarit Aleksandër Deda. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç, ku një makinë tip “Audi”, i është afruar asaj të biznmenit dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tij. Teksa sulmohej me plumba, 42-vjeçari ka manovruar mjetin, por nuk ka shpëtuar pa marrë një plumb në gjoks. Edhe pse i plagosur, i riu ka vazhduar t’i japë mjetit duke shkuar vetë në spitalin rajonal. Por për shkak të gjendjes së tij të rënduar është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe nëse 42-vjeçari është në rrezik për jetën. Ndërkohë autorët e plagosjes së tij, të cilët paraprakisht dyshohet se janë 2 persona, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe kanë djegur mjetin rreth 5 kilometër larg nga vendi ku është bërë atentati ndaj Dedës. Para se ta digjnin ata kanë marrë targat por mesa duket nga shpejtësia kanë harruar një armë, e cila mund të sjellë edhe zbulimin e identitetit të tyre.

Deri më tani Policia nuk ka asnjë pistë për shkaqet që kanë sjellë atentatin ndaj të riut nga Lezha. Deda në zonë njihej si biznesmen me nofkën “Leksi i Druve” por jo si njeri problematik. Megjithatë Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe për kapjen e autorëve. Nga Policia është raportuar se në zonë janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander deda plagoset aleksander deda plagosje ne lezhe aleksander deda plagoset aleksander deda plagosje ne lezhe

Sondazh

Poll