Aktualitet

FOTO+EMRI/ Ky është shqiptari që vrau dhe dogji pronarin grek të hotelit, i riu e ka pranuar vetë krimin

1 Dhjetor 2020, 15:10 Nga DOSJA
FOTO+EMRI/ Ky është shqiptari që vrau dhe dogji pronarin grek

GREQI– Indrit Lleshi, është 20- vjeçari shqiptar i arrestuar ditën e sotme nga policia greke,  pasi akuzohet se ka vrarë dhe djegur kufomën e ish-punëdhënësit të tij në ishullin Santorini në Greqi.

Sipas policisë greke, Lleshi akuzohet se ka ekzekutuar 62-vjeçarin për shkak të  një  borxhi prej 200 eurosh. mediat greke bëjnë me dije se pas 10 orësh marrje në pyetje, Lleshi e ka pranuar vetë se është autori i ngjarjes.

Pasi janë përleshur, i arrestuari deklaroi se e pa viktimën teksa ka rënë në tokë  të bjerë në tokë pa ndjenja. Mësohet se më pas ai e ka spërkatur me vodka dhe i ka vënë zjarrin, duke bërë që trupi i pa jetë të digjet.

Ndërkohë, mjeku ligjor që ekzaminoi mbetjet  e trupit të viktimës ka thënë se përpara se  të digjet, viktima është goditur me sende të forta, ndoshta me levë.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie,ndërsa lajmi i ekzekutimit të 62 vjeçarit grek, ka tronditur opinionin vendas.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 27 nëntorit në orën 09:00. Vrasja e biznesmenit në atë mënyrë u konsideruar shumë serioze nga Departamenti i Policisë, ndaj u bënë të gjitha përpjekjet e mundshme për të kapur autorin e krimit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet indrit lleshi indrit lleshi

Sondazh

Poll