Rritje e frikshme! 1552 qytetarë gjobiten nga policia e shtetit pasi lëviznin pa maskë, 27 shoqërohen në komisariat
1 Dhjetor 2020, 14:02Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka gjobitur ditën e sotme 1552 qytetarë të cilët lëviznin pa maskë në rrugë.
Gjithashtu janë ndëshkuar 16 qytetarë të cilët kanë lëvizur pas orës 22:00. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle të vazhdueshme për zbatimin e masave anticovid. Ndëshkohen me masë administrative 1552 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, gjatë katër ditëve të fundit. Masë administrative edhe për 1 subjekt që nuk respektoi masat anticovid. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 16 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, gjatë katër ditëve të fundit. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat kontrolleve, gjatë 4 ditëve që lamë pas, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1552 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt (lokal) në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në këto katër ditë, pas orës 22:00 janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjykata e Strabusrgu u ka hapur derën të gjithë atyre që pritet të vetohen nga dita e sotme në vazhdim, që të depozitojnë një ankimim, nëse kanë pr...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ndal sot në tre qytete, Tiranë, Elbasan, Lezhë dhe kërkoi deklarimin e pasurisë nga 5 të dënuar per vepra te ndryshme p...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur emrat e dy vëllezërve të cilët u arrestuan sot, në kuadër të operacionit “Brothers”. Mësohet se Arlind dhe Arvid Spahija...
TIRANË– Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci ka deklaruar pas seancës së sotme në GJKKO se vendimi për të pezulluar 12 muaj gjyqtarin është i gabuar dhe kontr...
TIRANË– SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm Luan Daci i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”. Sipas SPAK Daç...
DIBËR– Banorët e Dibrës kanë dalë ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.Banorët janë mbledhur të gjithë së b...
TIRANË- Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohen se kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra. Ata janë Arlind dhe A...
TIRANË– Simboli i lirë, pathyeshmërisë, unitetit kombëtar, Skënderbeu është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, që edhe pse kanë kaluar disa shekuj, ende për të ...