Aktualitet

Avokati i Luan Dacit: Vendim i gabuar dhe kontradiktor. E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97

1 Dhjetor 2020, 11:47 Nga DOSJA
Avokati i Luan Dacit: Vendim i gabuar dhe kontradiktor. E ka deklaruar disa

TIRANË– Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci ka deklaruar pas seancës së sotme në GJKKO se vendimi për të pezulluar 12 muaj gjyqtarin është i gabuar dhe kontradiktor.

Sipas tij Daci e ka deklaruar disa herë se është shkarkuar në vitin 1997, kurse edhe nëse e ka bërë deklarim të rremë atëhere nuk përbën vepër penale.


Këtë po thoja, vendimi është i gabuar dhe kontradiktor. U thanë fakte të ndryshme, si dhe i famshmi protokoll i Avokatit të Popullit.S’po flasim për falsifikim. Është një moment që ka të bëjë me marrjes në dijeni ose jo. Nuk jemi përpara një dokumenti, është një precedent i rrezikshëm. I hap rruge një praktike shumë të keqe. E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97. Kjo që po thoni nuk përbën element të veprës penale. Ligji është fare i qartë, deklarimi i rremë edhe nëse është bërë nuk përbën vepër penale. Në dijeninë time e ka deklaruar. Procesverbaleve i mungon regjistrimi audio. S’ka asnjë efekt, nuk është i formës së prerë, shpresojmë që Apeli duhet të kemi parasysh i dha zgjidhje ekzzistencës së faktit penal. Këtu s’ka përgjegjësi penale, shpresojmë të bindim dhe Apelin.”- tha Jordan Daci.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jordan daci luan daci jordan daci luan daci

Sondazh

Poll