Aktualitet

Falsifikoi dokumentet, SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg për Luan Dacin, GJKKO vendos 6 muaj, ish-gjyqtari i prerë: Do apelo

1 Dhjetor 2020, 09:04 Nga DOSJA
Falsifikoi dokumentet, SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg për Luan

TIRANË– SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm Luan Daci i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”. Sipas SPAK Daçi ka fshehur një vendim të shkarkimit të tij në vitin 1997. Mirëpo GJKKO ka vendosur që ta dënojë Dacin me 6 muaj burg. Kjo konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Vetë gjyqtari Luan Daci ka hedhur poshtë akuzat, dhe para mediave ka thënë se nuk ka falsifikuar asnjë dokument në jetën e tij e se do e apelojë vendimin. Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci ka deklaruar pas seancës së sotme në GJKKO se vendimi për të pezulluar 12 muaj gjyqtarin është i gabuar dhe kontradiktor.

Pak muaj më parë Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për falsifikim dokumentash.

Ky i fundit u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare. Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci luan daci

Sondazh

Poll