Aktualitet

Dyndje tek Posta Shqiptare, të moshuarit shkojnë të tërheqin pensionin, rrezikojnë të infektohen me Covid-19

1 Dhjetor 2020, 10:39 Nga DOSJA
Dyndje tek Posta Shqiptare, të moshuarit shkojnë të tërheqin

TIRANË– Ndërkohë që Covid-19 nuk njeh më limite, Posta Shqiptare nuk do t’ja dijë. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, të publikuara nga Top-Channel dhe Newsbomb, në pikat e Postës Shqiptare në Tiranë dhe në Shkodër, të moshuarit dynden në radhë për të marrë pensionin.

Duke qenë fillim muaji, ata janë drejtuar tek zyrat e verdha për të tërhequr ato para mjaft nevojshme, por përballen me një tjetër rrezik, ai i infektimit nga Covid-19.

Dosja.al raportoi pak më herët se Laert Duraj i Postës Shqiptare ka sajuar tenderin e radhës për të menaxhuar grumbullimet e njerëzve, por siç duket 8 milionë lekë janë ‘hedhur në pelhra’.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dyndjet tek posta shqiptare laert duraj posta shqiptare dyndjet tek posta shqiptare laert duraj posta shqiptare

Sondazh

Poll