Aktualitet

Lirohet Arben Cara, bashkëshorti i ish-gjyqtares Mimoza Margjeka, GJKKO e lë në ‘arrest shtëpie’

1 Dhjetor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Lirohet Arben Cara, bashkëshorti i ish-gjyqtares Mimoza Margjeka, GJKKO e

TIRANË– Gjykata e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka lënë të lirë Arben Carën, bashkëshortin e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka. Vendimi është marrë gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, ku trupi gjykues ndryshoi masnë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Carën, për shkak të problemeve shëndetësore që ai ka pasur.

Më herët gjykata ndryshoi edhe masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Margjeka, e cila u la në ‘detyrim paraqitje’. Të dy u vunë në pranga pasi u akuzuan se ndërhynë në lirimin e një të burgosuri, Orion Bali, i cili akuzohej për akuzën e trafikut të emigrantëve.

Bashkë me ta u arrestua edhe avokati dhe vëllai i Orion Balit, Skënder Damini dhe Nejton Bali, si edhe sekseri Kaludio Zhilla.

Ishte Damini që mbronte Orion Balin, ai që përmes njohjeve të tij për ta nxjerrë atë nga burgu duke dhënë 6 mijë euro rushfet. Përgjimet zbuluan komunikimet dhe takimet e avokatit mes vëllezërve Bali me të ëmën. Në biseda shpjegohej se si të dy po ndërhynin për të liruar Blin në këmbim të 6 mijë eurove.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben cara gjyqi per mimoza margjeken lirohet arben cara mimoza margjeka arben cara gjyqi per mimoza margjeken lirohet arben cara mimoza margjeka

Sondazh

Poll