Politike

1 Dhjetor 2020, 09:57 Nga DOSJA

TIRANE– Një artikull i Deutche Welle me titull “Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?’,- zbulon se Gjermania por edhe vende të tjera, duan të veprojnë kundër përgjegjësve për sulmet me armë kimike në Siri. Disa organizata joqeveritare planifikojnë të paraqesin së shpejti padi penale në gjykata evropiane, për përdorimin e agjentëve nervorë nga regjimi i Bashar Al Asad në luftën Civile në Siri. DW sjell disa histori në bashkëpunim me “Der Spiegel”, ku zbulon fatin tragjik të qindra sirianëve të cilët humbën jetën, pasi u sulmuan me “sarinë”, një agjent nervor i rrezikshëm, i cili është përdorur si armë biologjike.

DW zbulon sesi në dosjet e dorëzuara në OKB, ka të dhëna të qarta se vëllai i vogël i Presidentit Bashar al-Assad, gjenerali Maher al-Assad, urdhëroi direkt përdorimin e gazit sarin në sulmin në Ghouta në gusht 2013. Deutsche Welle shkruan se ishte Presidenti Assad ka autorizuar vëllain e tij për të kryer sulmin.

Por çfarë ndodhi? 

Fill pas sulmit brutal me gaz helmues në Ghouta, OKB vendosi që Siria të detyrohej të shkatërronte armët e saj kimike. Këtu hyn në lojë edhe vendi ynë i vogël.

Në vjeshtën e vitit 2013, në Shqipëri debati vloi pasi vendi ynë ishte një nga 8 vendet e mundshme, që “Fuqitë e Mëdha” kishin propozuar se mund të ishte i përshtatshëm për shkatërrimin e arsenalit kimik. Asokohe, në kulmin e rezistencës qytetare, ku shoqëria civile, partitë dhe politika u bënë bashkë, deputeti socialist Erion Braçe bëri një deklaratë “lapidare”. Zv/kryeministri i sotëm tha asokohe, se me “Sarinë”, mund të laheshin edhe duart. Në një debat me një student në vitin 2013, Braçe u shpreh se “Me sarinë mund të lani duart, pastrohet me sapun dhe nuk bën dëm”, ndërsa sipas tij, pjesa tjetër ishte dezinformim nga mediat. 

Debati i Erjon Braçes me studentin në 2013:

Erjon Braçe: Me sarinë mund të lani duart, pastrohet me sapun dhe nuk bën dëm

-Braçe: Kush të ka thënë që është armë?
-Studenti: Media
-Braçe: E para të ka gënjyer, çfarë është arma? Shpërthen apo nuk shpërthen?
-Studenti: Shpërthen
-Braçe: Atëherë kush do ta shpërthejë, unë dhe ti…
Studenti: Po vendet e tjera pse nuk duan këtë armë?
Braçe: Ku e di ti?
Studenti: Kemi parë të gjitha hartat, studimet, nuk i lënë të kalojnë as në ujërat territoriale.
-Braçe: Kë studim mor kë studim?
-Studenti: Unë s’po flas kot, kemi parë gjithë ato lajme
-Braçe: Kë studim, më thuaj kë studim?
Studenti: Po nuk ka rëndësi
-Braçe: A e kuptoni që po ju gënjejnë mor, po ju gënjejnë…A e di çfarë është sarina?
-Studenti: Po e di gaz është…
-Braçe: Po nuk është gaz mo, është lëng, e di si të vret? Vetëm me shpërthim. Mund ta marrësh ta prekësh në dorë dhe s’të bën asgjë. Ti lash duart me sapun dhe s’të bën asgjë. Çfarë dëgjoni mo?
-Studenti: Pse nuk e duan vendet e tjera, vetëm një gjë më thuaj pse nuk e duan?
-Braçe: Cilat vende mo, cilat vende?
-Studenti: Finlanda
-Braçe: E di ti ku bie Finlanda mo. Nga do ti bjeri mo për të shkuar në Finlandë. E di ti ku është Siria.

Braçe i dikurshëm, që ishte gati të lante duart me sarinë, duhet të shprehet ndoshta sesi ndihet sot, kur disa vende evropiane, e më kryesori Gjermania, po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Duart nuk lahen me as sarinë, e po ashtu as ndërgjegjia.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashar al-assad erion brace sarina bashar al-assad erion brace sarina

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2020, 09:39

DURRËS–Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka akuzuar qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet në lidhje me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga ...