Politike

Basha publikon raportin e FMN: Konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë. Të japë më shumë nd

1 Dhjetor 2020, 08:28 Nga DOSJA
Basha publikon raportin e FMN: Konfirmon atë që ne i kemi kërkuar

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me situatën ekonomike në vend.

Basha shkruan se ky raport konfirmon atë që opozita i ka kërkuar qeverisë Rama për muaj me rradhë, që të japë me shumë ndihmë financiare shqiptare.

Postimi i Bashës:

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha partia demokratike lulzim basha partia demokratike

Sondazh

Poll