Politike

Negociatat me BE/ Meta komenton deklaratën e Merkel: Gjuhë e zbutur diplomatike, unë e kam thënë që s’ka bisedime

30 Nëntor 2020, 21:38 Nga DOSJA
Negociatat me BE/ Meta komenton deklaratën e Merkel: Gjuhë e zbutur

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar  deklaratën e kancerlares gjermane Angela Merkel për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta u shpreh se e kishte parashikuar një vendim të tillë për shkak se kushtet nuk u plotësuan nga qeveria.

Nuk vë baste për mos çelje negociatash të Shqipërisë me BE. Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave. Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe nga përfaqësuesi i Bundestagut. Dua t’ju kujtoj se presidenti bëri çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet.D y institucione bënë përpjekjet e tyre: Bundestagu që ofroi gatishmërinë për ndërmjetësim dhe presidenti që ndërrmori iniciativë dhe bëri tryeza. Bëri dhe Basha një deklaratë.Bundestagu ka tre katër vjet që e ka kusht hetimin e krimit zgjedhor, dy dosjet e Shijakut edhe të Dibrës, por jo vetëm. S’kemi dashur të plotësojmë kushtet,-tha Meta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 ilir meta celja e negociatave me be 2020 ilir meta

Sondazh

Poll