Politike

Basha: Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve

30 Nëntor 2020, 20:07 Nga DOSJA
Basha: Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se në vendin tonë nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve. 

I ftuar në emisionin “log’ ai është shprehur se shumica e njerëzve që janë prekur nga tërmeti i 26-nëtorit po kalojnë dimrin e dytë në çadra.

“Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve. Shumica dërrmuese e atyre që ishin në çadra dimrin e kaluar, po kalojnë dimrin e dytë në çadra. Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë.”- ka thënë Basha. 

(a.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll