Politike

‘Polic ke qënë dhe ashtu do mbetesh’/ Lleshaj i penduar: E thashë tre herë, s’duhej. Por edhe unë njeri jam…

30 Nëntor 2020, 18:52 Nga DOSJA
‘Polic ke qënë dhe ashtu do mbetesh’/ Lleshaj i penduar: E

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar deklaratën e bërë në Kuvend ndaj deputetit Myslim Murrizi, të cilin e cilësoi si “polic“. I ftuar në AbcNews, Lleshaj u shpreh se kishte bërë gabim që e kishtë përdorur 3 herë termin, pasi nuk duhej. Megjithatë ai përmendi edhe njëherë se si ministër ai identifikohej me “blutë” e vendit.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Lleshaj: Është dhënë në mënyrë literale, Ia thashë që ke qënë pjesë e policisë financiare, dmth jo e Policisë së Shtetit se mund të ketë qenë sepse nuk i plotësonte kriteret.

Jonida Shehu: Jeni penduar?

Lleshaj: Është keqkuptuar. Edhe unë njeri jam. Kam kërkuar falje sepse jam keqkuptuar, nuk ka qënë për të (Murrizin). E kam thënë që identifikohem me çdo punojnës policie. E kam bërë atë deklarim. Jo thjesht i mbroj por identifikohem me ta. E thashë 3 herë, nuk duhej thënë. E mira mos të ishte thënë, por u tha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lleshaj per policet myslim murrizi sander lleshaj lleshaj per policet myslim murrizi sander lleshaj

Sondazh

Poll