Politike

Ndryshon numrin e mandateve për zgjedhjet 25 Prillit/ KQZ publikon DRAFTIN, i hiqet nga një deputet Gjirokastrës dhe Dibrës,

30 Nëntor 2020, 18:11 Nga DOSJA
Ndryshon numrin e mandateve për zgjedhjet 25 Prillit/ KQZ publikon DRAFTIN,

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e sotme ka publikuar draftin e shpërndarjes së mandateve sipas 12 qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021. Sipas dokumentit të publikuar nga KQZ, Tirana mbetet qarku me më shumë mandate, plot 36 të tilla, ndërsa pas saj vijnë Fieri me 16 dhe Durrësi e Elbasani me nga 14 ulëse në parlament.

Ndërkohë, qarku i Dibrës dhe i Gjirokastrës do të kenë një mandat më pak në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të  Gjendjes Civile, këto dy qarqe kanë pësuar tkurrje të popullsisë dhe për pasojë, dy mandatet që do t’i hiqen do t’i kalojnë Qarkut të Tiranës, qarku më i madh në vend.

Ndarja e mandateve sipas qarqeve: 

Qarku Berat             – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër            – 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës          – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan        – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier               – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër   – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë           – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës           – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë           – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër       – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë          – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë           – 12 (dymbëdhjetë) mandate

Ndarja e re e mandateve, e cila ende nuk është miratuar, do të aplikohet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, që pritet të zhvillohen pas pak muajsh.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mandatet per 25 proillin mandatet per 25 proillin

Sondazh

Poll