Politike

“Hezitova të shkoja në spital sepse kisha frikë”/ Rama ndan videon e pacientit të shëruar nga COVID: U përballa më nj

30 Nëntor 2020, 18:57 Nga DOSJA
“Hezitova të shkoja në spital sepse kisha frikë”/

KORÇË- Kreu i qeverisë Edi Rama, ditën e sotme, ka publikuar mesazhin e një pacienti që ka fituar betejën me koronavirus. Në video qytetari Maksim Ylli ka thënë se pas trajtimit në spitalin COVID-2 është kthyer në shtëpinë e tij në Korçë.

Ai thotë se problemet i kanë nisur në muajin shtator dhe pasi ka bërë disa analiza e kanë rekomanduar të shtrohet në spitalin Shefqet Ndroqi. Ai shton se fillimisht ka hezituar të shtrohej në spital pas akuzave të ngritura për mjekët, por sipas tij në momentin që ka shkuar është përballur me një realitet tjetër. 


“Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin, pata kontakt me mjeken e spitalit. Ajo më adresoi për disa analiza dhe bëra edhe skaner. Pastaj më drejtoi drejt spitalit të Tiranës “Shefqet Ndroqi”. Duke dëgjuar thashethemet e njerëzve se nuk duhet të shkosh në spital në Tiranë se nuk sillen mirë, hezitova dhe thashë të mos shkoj. Pas disa ditësh ndryshova mendje dhe shkova te Shefqet Ndroqi. Më drejtuan në kat të katërt, dhoma 30. Infermierët dhe doktorët, drejtori i spitalit na vinin përditë në dhomë. Kushtet janë shumë të mira. Nuk duhet të dëgjoni llafe lart e poshtë. Stop gënjeshtrave”, shprehet ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama maksim ylli edi rama maksim ylli

Sondazh

Poll