Aktualitet

Shtatorja e Skënderbeut u bë hit në rrjet, kryetari i Komunës Prizren: Projekti më pëlqeu, ne s’kemi ndërhyrë. Adem Ja

30 Nëntor 2020, 18:14 Nga DOSJA
Shtatorja e Skënderbeut u bë hit në rrjet, kryetari i

PRIZREN– Statujat e “Skënderbeut” dhe “Adem Jasharit” në Prizren shkaktuan një bujë të madhe në media, duke u kritikuar lidhur me formën e tij dhe mënyrën sesi portretizoheshin dy prej figurave më të rëndësishme historike shqiptare. Lidhur me bujën e shkaktuar në media, ka reaguar kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një intervistë për Report Tv, duke hequr përgjegjësinë nga vetja. Ai u shpreh se projekti për statujat kishte lidhje me diasporë shqiptare në Zvicër, e cila kishte shfaqur dëshirën të bënte një dedikim për heroin kombëtar në ditën e Flamurit.

Së pari janë dy iniciativa të ndryshme e parë është e komunës së Prizrenit së bashku me një organizatë joqeveritare diaspora shqiptare në Zvicër “Trojet e Arbrit”, ndërsa statuja e Adem Jasharit jam informuar nga mediat dhe është vendosur në hapësirën e një qendre tregtare dhe nuk kam qenë i ftuar. Në lidhje me statujën e “Skënderbeut” më kanë thënë se duan të krijojnë një imazh të tij në moshë më të re.  Unë e kam parë në prototip dhe me ka pëlqyer, por tani janë mendime dhe këndvështrime të ndryshme. Shtatoren e përfunduar e pashë në inaugurim. Kërkesa nga fillimi dhe iniciativa ka qene e shoqatës dhe pjesë e saj ishte edhe Sinan Aliaj, ne thjeshtë kemi dhënë lejen për vendosjen e saj”, tha Haskuka.

Në lidhje me bustin e ‘Adem Jasharit’, Haskuka tha se nuk ka pasur fare dijeni pasi ajo është vendosur në ambientet e një qendre tregtare.

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren u përurua më 29 nëntor me rastin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit. Ajo mori vëmendje, duke u përfolur në rrjet, pasi figura e heroit kombëtar ishte e shpërfytyruar nga ajo që kemi mësuar të shohim. Ai shfaqej më i dobët dhe pa kalin. Megjithatë pavarëisht reagimeve në rrjet autori, Sinan Aliaj, pretendon se askush nuk e di sesi ka qënë në të vërtetë Skënderbeu dhe se vepra e tij ishte art.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mytaher haskuka prizren statuja e skenderbeut ne prizren mytaher haskuka prizren statuja e skenderbeut ne prizren

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2020, 15:34

SHQIPËRI- 810 viktima, 18 mijë e 523  të infektuar aktivë dhe  18 mijë e 849  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit....