Aktualitet

Merren në pyetje mjekët dhe nisin hetimet/ Vijon ‘horrori’ tek “Shefqet Ndroqi”, vetëhidhet nga dritarja pacienti i p

30 Nëntor 2020, 07:15 Nga DOSJA
Merren në pyetje mjekët dhe nisin hetimet/ Vijon ‘horrori’

TIRANË– 60-vjeçari Leonard Skabona, banues në Rrëshen ka gjetur vdekjen mesnatën e kaluar, rreth orës 00:30, pasi u vetëhodh nga dritarja e dhomës së spitalit “Shefqet Ndroqi”. Policia me anë të një njoftimi zyrtar, njoftoi për një vetëvrasje në një nga spitalet e kryeqytetit, por Dosja.al zbuloi më pas, se bëhej fjalë për ‘horrorin’ e vetëvrasjeve të pacientëv me Covid-19.

Skabona kishte dhjetë ditë që ishte shtruar në këtë spital dhe ishte ishte në gjendje të rënduar, në terapi intesive me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Mesnatën e kaluar, ai u vetëhodh duke shënuar kështu vetëvrasjen e pestë ne spitalet Covid në vendin tonë.

Nga ana tjetër, Policia ka rrethuar spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe la sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.

Mësohet se efektivët do të marrin në pyetje mjekët që po kujdeseshin për viktimën nga Rrësheni dhe të gjithë bluzat e bardha që ishin në turn mesnatën e kaluar kur ndodhi ngjarja. Pas marrjes në pyetje, pritet të zbardhen detaje në lidhje me dëshmitë e mjekëve. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën që lamë pas. 

Nga ana tjetër spitali “Shefqet Ndroqi”, nga ku u hodh dhe gjeti vdekjen sot pacienti 60-vjeçar ka reaguar pas lajmit tronditës. Përmes një njoftimit zyrtar, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit  teksa shton se në lidhje me rastin në fjalë po kryhen hetimet nga organet kompetente.  Në reagim thuhet se pacienti më datë 29 nëntor është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë. 

Prokuroria ka nisur hetimet

Ky është rasti i pestë që shënohet në vendin tonë. Më herët është vetëvrarë Reshat Grendi nga Fieri, Preng Gjonaj nga Tropoja, Hasan Mira nga Klosi dhe Xhino Koça nga Durrësi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vetehidhet pacienti tek shefqet ndroqi vetevrasjet e pacienteve me covid vetëvrasjet tek shefqet ndroqi vetehidhet pacienti tek shefqet ndroqi vetevrasjet e pacienteve me covid vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2020, 20:33

BERAT– Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e sotme në orën 19:30 në rrethrrotullimin e Poshnjes në bashkinë e Dimalit, e njohur edhe si Ura Vajgurore. I...