E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
MOSKË– Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Moska që të mos vazhdojë me grumbullimin e trupave të saj në kufi me Ukrainën, ndërsa për këtë të fundit shprehu mbështetjen “e palëkundur” të aleancës.
Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, Stoltenberg tha se NATO “i qëndron krah Ukrainës”.
Sipas tij, veprimet ruse janë të pajustifikueshme, të pashpjegueshme dhe shqetësuese.
Komentet vijnë pas shkeljeve në rritje të armëpushimit në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare ukrainase luftojnë separatisët pro-rusë, qysh në vitin 2014.
Më 2014, Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë.
“Rusia ka vendosur mijëra trupa luftarake në kufijtë e Ukrainës. Është grumbullimi më i madh i tyre që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë, në vitin 2014. Gjatë ditëve të fundit, disa ushtarë ukrainas janë vrarë në lindje të Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Kuleba tingëlloi sfidues ndaj Moskës, duke thënë se Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë janë më të përgatitur sesa 7 vjet më parë.
“Nëse Moska ndërmerr ndonjë veprim të pamatur ose fillon dhunë të re, një gjë e tillë do të jetë e kushtueshme në çdo kuptim”, tha Kuleba.
Të mërkurën në Bruksel do të arrijë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili bashkë me Stoltenbergun do të vlerësojnë grumbullimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën.
“Rusia duhet t’i japë fund këtij grumbullimi ushtarak në dhe përreth Ukrainës dhe t’i ndalojë provokimet e saj”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Marrë nga REL
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar parlamentit kompetenca të përkohshme për t’i mundësuar qeverisë së saj që të vendos bllokime të r...
SHBA- Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Barnave (FDA) në SHBA ka këshilluar pezullimin e përdorimit të vaksinës së ‘Johnson and John...
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti dhe disa deputetë të tij, janë kritikuar nga partitë politike opozitare për atë që cilësohet si R...
AUSTRI– Ministri i Shëndetësisë në Austri, Rudolf Anschober ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.Ai i njoftoi qeverisë dorëheqjen me arsyetimin se ndihet i l...
UKRAINË- Ministri i jashtën ukrainas, Dmytro Kuleba ka kërkuar mbështetjen e NATO-së dhe Perëndimit për të përballuar Rusinë. Reuters shkruan se Kuleba ka ...
ANGLI- Medikamenti Budesonide që përdoret për mjekimin e të sëmurëve me astmë mund të përdoret edhe për shërimin e personave të infektuar me Covid. Reuters shkr...
SHBA- Qindra persona po protesojnë në Minneapolis të SHBA-së për vrasjen e 20-vjeçarit me ngjyrë, Daunte Wright nga policia dy ditë më parë. BBC shkruan ...
INDI- Sputnik V ka marrë dritën jeshile për përdorim në Indi. BBC shkruan se Sputnik V është vaksina e tretë e miratuar për përdorim në Indi, pas miratimit të v...
RUSI- Rusia ka paralajmëruar SHBA-në ditën e sotme, duke i kërkuar që të qëndrojnë larg brigjeve të Krimes. Reuters shkruan se Rusia vendosjen e anijeve luftara...
SHBA- Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka deklaruar se vaksina e AstraZenecës ka një efikasitet të mirë. Reuters shkruan se Fauci në një intervistë ka thënë ...