LIVE UPDATES
Aktualitet

15 Dhjetor 2020, 08:34 Nga DOSJA

VLORË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal që ndodh brenda një shtëpie të Zotit. Prifti i Kishës në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë kërcënon dhe ofendon murgun e këtij Manastiri. Shkak janë bërë akuzat e murgut, i cili e ka denoncuar priftin për vjedhje. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua murgu i manastirit, i cili fillimisht tregoi jetën e tij brenda shtëpisë së Zotit.

Ai tha se është me origjinë nga Korça, ndërsa pohoi se ka qenë edhe në disa manastire të tjera, para se të zhvendosej në Zvërnec. Tregon se, ka braktisur familjen për t’iu përkushtuar Zotit. Gjatë 24 orëve pastron, lan, gatuan, madje ka mbjellë edhe një bahçe me perime. Jeton në godinën e Manastirit, teksa pohon se, muajt e fundit, i është vështirësuar jetesa. “Më kërcënojnë, ofendojnë dhe dhunojnë” pohon ai, ndërsa tregon edhe emrat e personave.

Është Luan Kaso, roja i padeklaruar i Manastirit. Ai punon në të zezë në këtë Manastir. Bashkëpunon me priftin dhe më përndjek. E kam denoncuar te prifti se vjedh lekët që hedhin besimtarët. Prifti më ka thënë që e di, por asnjë masë nuk ka marrë” tregon murgu. Më tej pohon se, një ditë, ka vendosur një kartëmonedhë me shenjë në një nga ikonat e kishës. Pasi kishin ikur besimtarët, ka shkuar për të mbledhur paratë dhe ti vendoste në kasafortë. Por, kartëmonedhën me shënime nuk e ka gjetur. “E kam denoncuar si hajdut, por e mbron prifti” tha murgu, duke vijuar se “janë të dy, roja Luan Kaso dhe prifti Jani Terziu”. Ky i fundit, shkon disa herë në javë në Zvërnec, pasi është edhe prift në një kishë në Kavajë. “Vjen disa herë në javë. Por, ka autorizuar rojën që të më ruajë ngado” shton murgu.

Fiksi ka siguruar një audio, ku pronari i firmës që ruan Manastirin i kërkon rojes Luan Kaso që të mos fotografojë më murgun. Roja e pranon se e ka fotografuar, ndërsa i thotë se tani, pas urdhrit, nuk do e bëjë më.

Sipas tij, gjithçka ka filluar në momentin që ai ka denoncuar priftin Jani Terziu në Kishën Autoqefale të Shqipërisë se ka vjedhur lekët e kishës në Manastirin e Zvërnecit. “Lekët mbahen në një kasafortë dhe përveç priftit, janë edhe dy anëtarë të tjerë të komisionit që hapin kasafortën. Dy anëtarët e tjerë nuk kanë qenë për një kohë të gjatë dhe prifti ka marrë kasafortën dhe e ka hapur në dhomën e tij. Për këtë kam edhe një video, ku duket prifti që ka kasafortën në dorë” thotë murgu, i cili ia ka vënë në dispozicion edhe emisionit investigativ. Në fakt, në këtë video nuk dallohet shumë qartë prifti Jani Terziu me kasafortën, pasi është shumë larg.

Gjithsesi, personi që shihet në video i ngjason priftit dhe në dorë ka një send me ngjyrë kafe. “Është kasaforta” thotë murgu. Ky i fundit tregon edhe për dhjetëra episode ku ai është kërcënuar edhe me jetë. Dhe, të gjitha kërcënimet kanë filluar pasi murgu është ankuar në Kishën Autoqefale të Shqipërisë. Fiks Fare ka siguruar një bisedë mes murgut dhe priftit Jani Terziu, ku ky i fundit i thotë budalla, rrugaç, qelbësirë (biseda më poshtë).

Bisedë mes priftit Jani Terziu dhe murgut të Manastirit të Zvërnecit

Murgu – Po mirë, ça ke që bërtet njëherë.

Prifti – Jam i nevrikosur, mos më fol më.

Murgu – Po qetësohu atëherë.

Prifti – Po ik, mos të shoh bojën. Ik mos të shoh fare, fshiu…

Murgu – Po pse të fshihem njëherë?

Prifti – Fshihu, se ma shpife. Më shpall neveri.

Murgu – Po lavdi Zotit qenke ti i mirë!

Prifti – Çdo gjë që të them unë me të bërtitura, me inat. Ik tutje, qërohu.

Murgu – Po unë s’po të bëj ndonjë gjë!

Prifti – Rri unë … pjerdh unë nga Çami, unë Çamit i kam dhënë pare në mes të Vlorës o budalla. Ik ore…

Murgu – Bravo, bravo vazhdo se e ke mirë. Po nuk i bëra…

Prifti – Rrugaç.

Murgu – Po nuk i bëra ndonjë gjë.

Prifti – Edhe një rrugaç i vjen … për familjen.

Murgu – O Papadhja…

Prifti – Ik.

Murgu – Nuk i bëra ndonjë gjë.

Prifti – I bërë familjes, ku do rrish.

Murgu – Po le të qetësohet, unë nuk e acarova.

Prifti – Ik ore rrugaç. Se ka frikë nga ty ai, do të pyesë ty kush je. Gënjen. Po ç’të bëj, po të ishte ndonjë tjetër, ja çaja… Rrugaçi!

Murgu – Po pse jam rrugaç?

Prifti – Se zë familjen, hidhesh në familje. Debatet tona nuk shkojnë në familje. Të të vijë turp, nga buka që të dha kjo, për bukën…

Murgu – Jam shumë mirënjohës për bukën që më ka dhënë.

Prifti – Turp të të vijë, turp të të vijë.

Murgu – Jam shumë mirënjohës.

Prifti – Qoftë edhe me lekët e botës, u ngrit në tavolinë. Respekt më tha.

Murgu – Kam shumë respekt, të kam respektuar jashtë mase.

Prifti – Sytë e tu ke respektuar. Pusho! Çdo gjë mbrapa krahëve, lajmëron Tiranën që je me familjen. E di Tirana, jam këtu me familjen do t’i them.

Murgu – Po mirë thojua.

Prifti – Të më tregojë bukën e familjen ai mua?! Vjet hëngre dru. Të më tregosh familjen mua, çdo gjë që të them bllë bllë bllë. Pyet ore, pyet, jam më i madh. S’të vrau njeri. Merr grykën për çdo gjë, më acaron nervat. Fol njëherë shtruar, siç të kam folur gjithmonë.

Murgu – Kam bërë përulësi aq sa.

Prifti – Ti përulësi?! Ku e ke përulësinë ti ore? Ti je gënjeshtar, mos më acaro. Mos më fol mua. Je gënjeshtar, gënjeshtari i ka të gjitha.

Murgu – Do vijë dita do sqarohemi edhe me Hirësi Nikollën që kam qenë apo s’kam qenë, mos ki merak.

Prifti – Ti me mua, ti me mua, s’ke për të ardhur më kurrë ore.

Murgu – Po do të vijë, do të thërrasë.

Prifti – Hiç ore fare, mua jo.

Murgu – Do të të thërrasë Hirësi Nikolla.

Prifti – S’kam punë fare me Nikollën unë.

Murgu – Po do të thërrasë se the fole me të.

Prifti – Ik ore…

Murgu – Unë as po të kërcënoj, po më kërcënon. Plehrë po më thua, ndyrësirë, rrugaç, e ça nuk po nxjerr nga goja.

Prifti – Ik ore.

Murgu – E ça nuk po nxjerr nga goja.

Prifti – Ik ore se do ti them prapë, ik.

Murgu – Po thoji, thoji.

Prifti – Mos të vete.

Murgu – Po thoji, unë e di, ça!

Prifti – Ik ore, të më tregosh familjen mua ti. Edhe ato që të kam thënë janë pak. Ik mos më acaro.

***

Rojet e Manastirit përndjekin murgun

Pronari i firmës që ruan Manastirin – I ke bërë foto atij (murgut)?

Roja Luan Kaso – I kam bërë.

Pronari i firmës që ruan Manastirin – Po pse?

Roja Luan Kaso – Për qejf!

Pronari i firmës që ruan Manastirin – Ça qejfi tani, ç’lidhje ka kjo me fotografi, po lëre tashti.

Roja Luan Kaso – Tani, ka lidhje, s’ka lidhje, më thuaj mos bëj më fotografi. Pikë.

Pronari i firmës që ruan Manastirin – Mos bëj më fotografi.

Roja Luan Kaso – Nuk bëj më fotografi. S’i bëj më. Nuk i bëj më ore.

Pronari i firmës që ruan Manastirin – E ka keqkuptuar sikur të kam vënë unë, të bëj foto…

Roja Luan Kaso – Jo ore, ç’punë ka. Unë përfaqësoj Luanin, ai përfaqëson D…, ti përfaqëson…

Pronari i firmës që ruan Manastirin – Mos i bëj më foto.

Roja Luan Kaso – Ok, në rregull.

Pronari i firmës që ruan Manastirin – Ti e di shumë mirë, ai nuk pranon foto. Mirë hajde.

Roja Luan Kaso – Në rregull.

TOP CHANNEL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i fiks fare prifti dhe murgu denoncimi i fiks fare prifti dhe murgu

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale