Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kosovë/ Nga sot të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen
13 Dhjetor 2021, 07:48Nga DOSJA
KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, MSH njoftoi se të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen.
“Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID. Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen”, -thuhet në njoftim.
Para katër ditësh në 9 dhjetor nisi dhe dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi moshën 18 vjeç. Doza e tretë do të jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit dhe, deri më tani mbi 42 për qind e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova ka momentalisht në stok rreth 400 mijë doza të vaksinave, si dhe disa të tjera të kontraktuara.
KOSOVË- Qarkullimi i mjeteve është ndaluar në rrugën Prizren-Prevallë si pasojë e shembjes masive të dheut dhe gurëve. Njësitet e policisë dhe ekipet e eme...
ITALI– Një shqiptar është arrestuar në qytetin e Rimmit, në Itali për shkak se ka kërcënuar të shoqen se do ta vriste dhe hidhte nga ballkoni. 40-vje&cced...
Në 48 orët e fundit Malësia e Krujës është mbuluar nga dëbora, e cila ka mbuluar rrugët, ndërsa mësohet se në lartësinë 1.700 metra trashësia e dëborës shkon rr...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ju sjell si lajm kryesor shqetësimin për përhapjen e virusit Omicr...
MAQEDONI E VERIUT – Partia maqedonase VMRO-DPMNE në Kongresin e rregullt të 17-tin me radhë, ka rizgjedhur Hristijan Mickoskin për kryetar të partisë. Mickoski ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur foltoren e radhës virtuale. Këtë herë, lideri historik i Partisë Demokratike u ndal në Floridën Veri...