LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mos fusni hundët në profesionin tonë!”/ Skënder Brataj nuk përmbahet më, “shpërthen”: Injoranca nuk njeh

9 Shtator 2021, 16:13 Nga DOSJA
“Mos fusni hundët në profesionin tonë!”/ Skënder

TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar ashpër ndaj të gjithë personave që sipas tij “fusin hundët” në punën e mjekëve. Brataj është treguar i ashpër ndaj konspiracionistëve që qarkullojnë në vend, ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos i dëgjojnë të tilla ligjërata. Ai thotë se ai dhe familjarët e tij janë vaksinuar, ndërsa kërkon nga të gjithë të njëjtën gjë, duke e konsideruar vaksinën si armën tëndë më të fortë. 

Të dëgjosh një konspiracionist ti thotë një profesori injorant, nuk merr vesh nga mjeksia. Ti thuash katër mjekëve në studio nuk merrni vesh, më shumë keni dëmtuar sesa keni shpëtuar. Vetëm unë konspiracionisti kam shpëtuar më shumë se ju! INJORANCA galopante nuk njeh më kufij!Si mendoni se jam kaq injorant sa të sakrifikohem për Sorosin dhe Bill Gates? Do sakrifikohem me familjen time për t’ju mbushur mendjen juve? Për asnjë arsye nuk do ta bëja!Politikanë, Analist, Avokat, Konspiracionist, Shërues popullor e kushdo qofsh: MOS I FUSNI HUNDËT NË PROFESIONIN TONË!,”-shkruan Brataj. 

Edhe pse në statusin e tij nuk përmend asnjë emër, Brataj shënjestron Alfred Cakon, i cili i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” pati përplasje me mjekët në studio, përfshirë edhe Pëllumb Piperon. Debati degradoi edhe në përdorimin e ofendimeve, që detyruan edhe moderatorin Blendi Fevziu të humbiste toruan. 

Postimi i plotë i Skënder Bratajt:

KUR INJORANCA NUK NJEH KUFIJ!!

MJEK KU JENI?

Në punën tonë i fusin hundët politikanët, gazetarët, konspiracionistët, injoranca, të ashtu quajturit mjek popullor abuzivë, mediat, prokuroria, gjykata etj! Ne jemi heronjtë e të kaluarës, ne jemi viktimat e përherëshme, ne jemi të korruptuarit, ne jemi shërbëtorët, ne jemi të betuarit e Hipokratit, ne jemi të detyruar të shërbejmë se na paguajnë, ne jemi të detyruar se të gjithë ata paguajnë taksat! Ne ofendohemi, pështyhemi, qëllohemi, burgosemi, dënohemi me ose pa prova! Ne a paguajmë taksa? Ne ku i fusim hundët? Ne ku jemi? Mbrëmë në darkë duke xhiruar kanalet televizive, çfarë të shikoje? Të gjithë me gishtin tregues ndaj nesh mjekëve, të gjitha kategoritë e mësipërme! Diskutimi? Vaksina dëmton, dikush fiton dhe komandon! Mu shkel e drejta qytetare, nuk më detyron dot të bëj vaksinën! Po ata njerëz që humbën jetën, po ata njerëz që janë invalid dhe mezi marrin fryme pasi bëjnë 100 hapa? Po ata të shtruar në spital, po ata të infektuar, a kanë nevojë të orientohen, të ndihmohen, të shërohen? Në Itali vaksinimet e para u prezantuan në fund të viteve 1800. Falë përvojës Europiane me vaksinën e lisë dhe kërkimet mbi bakteret të Pasteur dhe Koch. Vaksinimi i parë ishte vaksinimi i lisë, i bërë i detyrueshëm nga ligji CrispiPagliani (1888).

Mendimi i parë: pse duhet të bësh mjeksinë në këtë vend ku mjeksinë e di më mirë kushdo veç ne mjekëve? Pse duhet të bësh mjeksinë në këtë vend ku paguhesh më pak se të sipërpërmendurit?

Duke parë se jetojmë një periudhë pandemie, gjë jo e zakonshme, po aq e pa zakonshme është edhe fillimi i kësaj vjeshte! Fillojnë emisionet televizive si gjithmonë me pakënaqësitë e tyre duke rreshtuar analistët, politikanët, ekonomistët e këdo tjetër përballë njëri-tjetrit. Ky shtator është disi i veçantë, ky shtator fillon me pandeminë, me SarsCov2! Ky shtator fillon me analizën e pandemisë, me gjendjen aktuale të saj! Po kush e bën më mirë këtë analizë dhe interpretim të pandemisë? Sigurisht, POLITIKANËT, KONSPIRACIONISTËT, AVOKATËT, ANALISTËT! Tek-tuk ndonjë mjek me apo pa rol institucional që i përshtatet ambientit dhe agresivitetit të injorancës. Diskutimi mbi të drejtat e njeriut, diskutimi mbi ekzistencën ose jo të virusit, gjyqi 2 i Norembergës etj, janë shumë të rëndësishme, veç shëndetit të qytetarëve! Duket se më e rëndësishme është fakti nëse do të bëhet me detyrim vaksina, apo nëse është e rëndësishme bërja e vaksinës! Të dëgjosh një konspiracionist ti thotë një profesori injorant, nuk merr vesh nga mjeksia. Ti thuash katër mjekëve në studio nuk merrni vesh, më shumë keni dëmtuar sesa keni shpëtuar. Vetëm unë konspiracionisti kam shpëtuar më shumë se ju! INJORANCA galopante nuk njeh më kufij!

Dikush tjetër shkruan një kryeartikull:

Gjyqi i Nurembergut 2 është në përgatitje: OBSH dhe udhëheqësit botërorë do të duhet të përgjigjen për “Krimet Kundër Njerëzimit”.

Tre pyetjeve tuaja të këtij artikulli i përgjigjem vetëm njëher:

Unë Dr. Skender Brataj u sëmura nga Covid-19 në mars të vitit 2020, rrezikova jetën time në betejën me virusin, vazhdoj ta rrezikoj se këtë profesion e kam zgjedhur vetë. Nuk ma ka këshilluar as Sorosi, as Bill Gates, as Pfizer, Astrazeneca, as politika!

Unë u vaksinova, djali im student u vaksinua, gruaja ime u vaksinua, nëna ime u vaksinua, motra ime u vaksinua, vëllezërit e mi u vaksinuan, familjarët e mi e kanë bërë të gjithë vaksinën.

Si mendoni se jam kaq injorant sa të sakrifikohem për Sorosin dhe Bill Gates? Do sakrifikohem me familjen time për t’ju mbushur mendjen juve? Për asnjë arsye nuk do ta bëja!

Më kujtohen konspiracionistët e viteve 2010 kur thoshin nëpërmjet mykut që kishin në tru se do të zhdukej njerëzimi, do të përmbysej bota në vitin 2012?! Erdhën shpëtimtarët! Popull i prisni, këta do ta çojnë ujin në stratosferë, do ta zbresin në atmosferë, do ta purifikojnë nga të gjitha viruset, bakteret, protozoarët, prej mykut dhe do t’ua japin me oksigjen të pastër! Veç mykun nga truri i tyre nuk e heqin dot! Normal, çdo e mirë e ka një të keqe, myku ka kohë që komandon trurin e tyre! Shyqyr që janë pak dhe bëjnë vetëm zhurmë! A kanë përgjegjësi politikanët, mediat, gazetarët, analistët, avokatët që flasin për mjekësinë? A kanë përgjegjësi për mesazhet e gabuara që ata përcjellin? A kanë ata përgjegjësi për dëmin që i sjellin shëndetit të njerëzve? Sigurisht që kanë!

A KEMI PËRGJEGJËSI NE MJEKËT QË LEMË TË FUSIN HUNDËT NË PROFESIONIN TONË TË GJITHA KATEGORITË?

Sigurisht që kemi. Mjekësinë e bëjmë dhe e aplikojmë sepse besojmë në shkencë, e bëjmë sepse e duam atë, e bëjmë sepse e duam jetën, e bëjmë sepse e mbrojmë jetën.

Politikanë, Analist, Avokat, Konspiracionist, Shërues popullor e kushdo qofsh:

MOS I FUSNI HUNDËT NË PROFESIONIN TONË!

Jemi ne mbrojtësit e jetës, jemi ne që kemi studiuar minimumi 11 vjet për të ushtruar këtë profesion, jemi ne që jemi nxënës gjithë jetën, jemi ne që duhet të përditësohemi me lekët tona për të marë kreditet se nuk na përsëritet liçenca pas pesë vjetësh.

Prandaj STOP të bërit mjek me liçencat tuaja! Ju plotësoni boshllëkun ligjor dhe zbatoni ligjin. Ne nuk bëjmë asnjë nga profesionet tuaja!

Media STOP hapsirës televizive personave jo të autorizuar, jo profesionist, jo mirë mendërisht!

Prokurori dhe institucionet përkatëse, na ndihmoni! Ndalojini përhapësit e gënjeshtrave, përhapësit e terrorit, përhapësit e panikut, përhapësit e pa sigurisë!

KOLEGË NËSE JE DAKORT, VENDOSE KËTË STATUS NË MURIN TËND! NE MBROJMË JETËN. VAKSINAT JANË ARMA JONË NË KËTË MOMENT! QYTETARË VAKSINOHUNI, UNË U VAKSINOVA! DR.SKENDER BRATAJ

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred cako skender brataj alfred cako skender brataj

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Shtator 2021, 15:36

KUKËS– Fjala vret më shumë se plumbi por duket se në Kukës ka ende “besnikë” të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me grushta. Në redaksinë e Dosja.al ka mbërri...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen