LIVE UPDATES
Politike

16 Prill 2021, 11:30 Nga DOSJA

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi betejën historike të Topanasë së 18 tetorit 1942 në Vlorë, duke vlerësuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” katër heronjtë, të cilët dhanë jetën e tyre të re për lirinë dhe sovranitetin e Atdheut.

Meta nderoi me Titullin e lartë (pas vdekjes) Hajredin Bylishin “Për kontributin e shquar deri në flijimin e jetës në mbrojtje të lirisë interesit kombëtar dhe pavarësinë së vendit, Një ndër heronjtë dhe luftëtarët më të shquar në betejën e Topanasë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, shembull frymëzimi për shqiptarët e gjithë brezave.”;
Hiqmet Buzin “Si një ndër heronjtë dhe luftëtarët më të shquar në betejën e Topanas ë në Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Për kontributin e shquar deri në flijimin e jetës në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe interesit kombëtar, duke u bërë shembull frymëzimi për shqiptarët e gjithë brezave.”

Bajram Tushën “Për kontributin e shquar deri në flijimin e jetës në mbrojtje të lirisë interesit kombëtar dhe pavarësinë së vendit, Një ndër heronjtë dhe luftëtarët më të shquar në betejën e Topanasë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, shembull frymëzimi për shqiptarët e gjithë brezave.”; si dhe Mumin Selamin “Si një ndër heronjtë dhe luftëtarët më të shquar në betejën e Topanas në Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Për kontributin e shquar deri në flijimin e jetës në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe interesit kombëtar, duke u bërë shembull frymëzimi për shqiptarët e gjithë brezave.”

Meta çmoi gjithashtu Heroin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare Resul Veli (Çelaj) “Për përkushtimin atdhetar, betejat e sakrificat deri në flijimin e jetës në mbrojtje të lirisë. Një ndër heronjtë dhe luftëtarët legjendarë në qëndresën dhe drejtimin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Burim frymëzimi për të gjitha gjeneratat e reja”.

Fjala e Metes:

“Të nderuar veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare,
Të dashur familjarë e të afërm të heronjve të Topanasë si dhe të heroit Resul Veli Çelaj,
Të nderuar përfaqësues të shoqatave të ndryshme patriotike,
Të nderuar pjesëmarrës!

Jam i lumtur që jemi bashkë në Vlorën e Flamurit, në Vlorën e Lirisë dhe të Pavarësisë, këtu ku shqiponja jonë dykrenare ka folenë e saj të përjetshme!

Vlora dhe vlonjatët mishërojnë si rrallë kush aspiratën dhe luftën e gjithë shqiptarëve për liri e pavarësi në të gjitha kohët.

Betejat e vlonjatëve dhe të gjithë Labërisë për mbrojtjen e trojeve tona të lashta janë betejat për mbijetesën e vetë kombit tonë.

Në çdo etapë të historisë, Vlora ka vulën e saj autentike, qysh nga Aulonët e lashtësisë, Principata e Aranitasve, kryengritjet e Pavarësisë, ngritja e Flamurit, epopeja e 1920-ës, Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe deri në ditët e sotme.

Vlora ka hyrë në histori si qytet hero. Vetëm në Luftën e Antifashiste ajo i dha vendit gjakun e 870 bijve dhe bijave të saj më të mirë dëshmorë dhe 18 Heronjve të Popullit.

Të nderuar përfaqësues të shoqatave atdhetare!

Vjet festuam me madhështi epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës. Së bashku vendosëm në piedestalin e nderit shumë nga komandantët heroikë të çetave të kësaj lufte të rëndësishme për fatet e shtetit shqiptar!

Sot kemi kënaqësinë të vlerësoj disa prej figurave më të ndritura të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Qarkun e Vlorës:
4 heronjtë e betejës së Topanasë – Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Bajram Tusha e Hiqmet Buzi, si dhe Heroin Resul Veli Çelajn – komandantin legjendar të batalionit partizan ‘Halim Xhelo’, të cilët kanë rënë heroikisht në luftën kundër fashizmit.

Të dashur miq!

Lufta në lagjen ‘Topana’ mbetet nga më të lavdishmet e të paharruarat në kujtesën e kombit dhe mbarë vendit tonë.

Në tetor 1942, Heronjtë e Topanasë, të rrethuar nga fashistët në të gjitha anët, në një shtëpi prej gardhi e balte, iu përgjigjën vetëm me flakën e armëve thirrjes së pushtuesve për t’u dorëzuar dhe luftuan heroikisht deri në fishekun e fundit.

Lufta e tyre në Topana kundër 400 milicëve dhe xhandarmërisë fashiste zgjati përmbi 4 orë, e ashpër dhe e pandërprerë.

Dhe populli do të këndonte: ‘Përdhesë e vogël në Topana,
Kish mure kallamash, po u bë kala…’

Në fushë betejë i pari ra Hajredini Bylyshi, më pas dhe Mumin Selami. Dhe pastaj Bajram Tusha. Dhe në fund fare mbeti më i vogli 15-vjeçari Hiqmet Buzi. Dhe ai sigurisht nuk mund të dorëzohej. Ashtu si Vojo Kushi një javë më parë kur mbeti i vetëm me granatën e fundit dhe u turr drejt tankut, edhe Hiqmet Buzi i vetëm, u turr drejt fashistëve, duke rënë dëshmor në një moshë kaq të njomë dhe duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm herozimi.

Heronjtë e rinj të Topanasë përsëritën madhështinë e aktit të mikut dhe udhëheqësit të tyre të ngushtë, Qemal Stafës, epopenë e heronjve të Shkodrës, të Jordanit e Kadisë, bashkë me Perlatin nga Vlora, atë të ‘Kodrës së Kuqe’ në Tiranë, ku Vojo Kushi së bashku me Sadik Stavalecin e Xhorxhi Martinin u përleshën heroikisht me fashistët.

Heronjtë e Topanasë me betejën dhe vetëflijimin e tyre të pashoq për çështjen e Atdheut ndezën flakë zemrat e shumë rinjve dhe të rejave vlonjate, gjithashtu nxitën aksionet dhe mbushën malet plot me të reja e të rinj nëpër beteja.

Jehona e pushkës së tyre u përhap në të gjithë Labërinë dhe mbarë Shqipërinë.

Të nderuar miq,

Krahas tyre ne nderojmë sot edhe heroizmin e Resul Veli Çelajt, komandantit të batalionit ‘Halim Xhelo’, i cili ra heroikisht duke luftuar në betejën e madhe kundër pushtuesve nazistë në Qafën e Kiçokut në 7 dhjetor të vitit 1943.

Në këtë betejë të pabarabartë, Komandant Resuli, Komisari Kastriot Muço së bashku me shokët e tyre, shkruan me gjak një nga faqet më të ndritura të heroizmit, atdhedashurisë, vetëmohimit dhe trimërisë së popullit shqiptar në luftë kundër fashizmit.

Komandant Resul Veli Çelaj ka mbetur i gdhendur në kujtesën e kombit si mishërimi i patriotit të madh, luftëtarit lab, birit trim e të ditur të Tërbaçit dhe pasuesit të komandantëve historikë të Vlorës, i brumosur me atdhedashuri dhe besnikëri ndaj kombit!

Të nderuar pjesëmarrës!

Flakët e betejave të Lagjes ‘Topana’ dhe të Qafës së Kiçokut kanë ndriçuar edhe më tepër ëndrrën për liri të çdo vlonjati e të çdo shqiptari që nga ajo kohë!

Ndaj ne jemi mbledhur të përkulemi me mirënjohje përpara figurës dhe kontributit të tyre të ndritur, dhe në cilësinë e Kryetarit të Shtetit kam kënaqësinë t’u akordoj sot Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’.

Gjithashtu dua t’ju siguroj se do të jemi edhe në të ardhmen me të tjera vlerësime duke nisur me lagjen ‘Partizani’, ku çdo rrugicë e së cilës mban një emër dëshmori dhe nga e cila u arrestuan dhe u internuan në kampet e vdekjes 104 vlonjatë, prej të cilëve vetëm dy i mbijetuan ferrit.

Vlerësimi i gjakut të derdhur prej tyre për Shqipërinë është borxhi, që ne të gjithë u kemi për të gëzuar lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin në saje të sakrificës së tyre sublime.

Është detyrimi ynë dhe i çdo brezi ndaj historisë sonë të përbashkët, por edhe ndaj së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Ky nderim është edhe vlerësimi e respekti ndaj vetë integritetit dhe dinjitetit tonë si shqiptarë!

Ne sot nuk duhet të lejojmë nga askush që të eklipsohet drita e flakës së lirisë që ata ndezën!

Lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë dhe duke refuzuar çdo lloj shtypje shoqërore.

Ndaj i ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit dhe të tregojnë dinjitetin e tyre, dhe njëkohësisht edhe fuqinë e tyre përmes votës së lirë e të barabartë!

Në përfundim, në cilësinë e Presidentit të Republikës, do të doja t’i shpreh falënderimet për propozimet e Shoqatës Kulturore Mbarëkombëtare ‘Ismail Qemali’, Shoqatës Kulturore dhe Atdhetare ‘Labëria’, si dhe Shoqatës Kulturore Atdhetare të fshatit Tërbaç, të cilat me aktivitetin e tyre mbajnë gjallë tek brezat e rinj kujtimin e heronjve të luftës për liri dhe dashurinë për Atdheun!

Urime e suksese!

Rroftë populli Vlorës!

Lavdi kujtimit të ndritur të heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut!”

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet