Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim në Presidencë një përfaqësi të Shoqatës ‘’Antipatrea’’. Meta u njoh me shqetësimet e arkitektit Pavvlo Shkarpa dhe inxhinierit Xhevahir Ngjeqari për dëmtimin e shumë lagjeve karakteristike në Berat si dhe mosmarrjes në konsideratë nga qeveria e pushteti vendor të sistemimit të lumit Osum.
Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Presidenti shkruan se i ka mbajtur shënim të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet, teksa i dha garancinë jo vetëm Shoqatës, por edhe komunitetit të Beratit se do jetë gjithmonë në krah të tyre.
Ai shton se do të bëjë çdo përpjekje që Beratit, t’i jepet më shumë shkëlqim e impulse të reja zhvillimi si qendër me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë e turizmin.
POSTIMI I PLOTË
Nga Mangalemi e Gorica dhe deri lart në kala, Berati i një mbi një dritareve, simbolizon një qendër të jashtëzakonshme të qytetërimit dhe civilizimit tonë, me një trashëgimi të pasur historike e kulturore, që duhet mbrojtur dhe promovuar më së miri. Për të diskutuar lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave, prita sot me kërkesë të tyre, një përfaqësi të Shoqatës “Antipatrea”, me një kontribut të madh për përfshirjen e Beratit në UNESCO. Më njohën me shqetësimet e drejta se, ky qytet me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë, po dëmtohet nga papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe projektet e nxituara urbane, të pakonsultuara me komunitetin dhe që e kanë detyruar këtë shoqatë të nderuar, t’i drejtohet UNESCO-s. Nga drejtuesi i “Antipatrea”-s, arkitekti i njohur beratas, z.Pavllo Shkarpa m’u ngrit shqetësimi mbi masakrën urbane, që po ndodh në Berat, me dëmtimin e shumë lagjeve karakteristike të qytetit. Tepër i vlefshëm edhe propozimi i tij për ndërtimin e një Pallati Sporti, për të rinjtë e rejat e këtij qyteti, që nuk kanë ende sot një qendër ku të ushtrojnë pasionet e tyre. Ndërsa inxhinieri i mirënjohur, z.Xhevahir Ngjeqari, më bëri prezent faktin e mosmarrjes në konsideratë nga Qeveria dhe pushteti vendor të sistemimit të lumit Osum, mbështetur mbi vlerësimet e akademikëve më të shquar të vendit, si dhe të mungesës së investimeve për shumë projekte rrugore, me rëndësi strategjike. I mbajta shënim të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet e të pranishmëve, si dhe i garantova se jo vetëm ata, por i gjithë komuniteti i dashur i Beratit, do të më ketë në krah, për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të mira të këtij qyteti. Do të bëj çdo përpjekje, që në bashkëpunim me komunitetin dhe UNESCO-n, t’i japim me shumë dashuri Beratit shkëlqimin e merituar, për të moslejuar shpopullimin e tij dhe për t’i dhënë impulse të reja zhvillimi, si një qendër me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë dhe turizmin.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Mbrëmjen e djeshme, Albin Kurti ka pritur në takim tre kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri. Siç bën të ditur LVV-ja...
SHQIPËRI- Çështja e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare, mbetet një nga çështjet më të diskutuara jo vetëm në Shqi...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për deklaratën e kryeministri Edi Rama ndaj kërkesës së SHBA.Përmes një...
DIBËR– Gjatë takimeve prezantuese në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka reaguar ndaj padive të krytarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Sulit.Mziu tha padia nu...
TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shkruar disa rreshta për të gjithë ata që e kanë ngushëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, ...
TIRANË– Pas mbledhjes me drejtuesit politikë në selinë e PS-së, kryeminstri Edi Rama u pyet në lidhje me apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim për të nxjer...
TIRANË– Fotoja e kryeministrit Edi Rama me një këpucë të grisur ka sjellë një ‘stuhi’ reagimesh në rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet thumbuese për s...
TIRANË-Ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin Elisa Spiropali mori fjalën në Kuvend prej nga u shpreh se duhen vendosur duart në kokë kur dëgjohen të fl...
TIRANË– Deputeti socialist Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij në Kuvend foli për ndryshimet në Kodin Detar të depozituar në muajin Tetor. Ai tha se kjo nisëm z...
TIRANË– Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në Kuvend diskutoi në lidhje me turizmin në vend. Ai u shpreh se objektivi i qeve...